Po ç’deshe moj Xhisiela që thirre djajtë?!

Po ç’deshe moj Xhisiela që thirre djajtë?!

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS dhe Xhisiela Maloku

Ah moj jetime e gjorë, e padjallëzuar, që u zhgënjeve nga dashuria, kujt ja qave hallin… djajve?! Kujt, atyre që presin të gjejnë viktima për t’u kthyer në engjëj, mbasi të të kenë përplasur gurë më gurë e murë më murë, pasi të të gjakosin e përdhosin, e të të thërrasin: “ne të duam, të shpëtuam duke të shkarravitur në fytyrë, fajin e pafajësisë tënde”?! Faji i pafajësisë është shpëtimi, ngazëllimi, ngadhënjimi, që u dhe gjithë perversave që sillen rrotull, për të përfituar, që nga asgjëja e deri tek gjithçkaja, një “kovë blozë” për ato që urrejnë dhe u tremben.

Po ç’pate që u bërë viktimë edhe e dhunuesit, edhe e mashtruesit, edhe e qenëve, edhe e koneve… që lehin për të të “mbrojtur” ty, pasi të kanë kafshuar e gjakosur, sa herë të përmendin… si viktimë. Sa keq që e shfrytëzuan dlirësinë dhe besimin tënd, për të qenë krahë teje, për të të ndihmuar… duke të njollosur.

Po ç’deshe që u gënjeve?! Ai dikushi që të shtyu të mos heshtësh, pasi ti nuk heshte… të tha hesht, ishte djalli. E djajtë e tjerë u zgjuan, u gëzuan e dolën nga shishja pa tapë, duke ulëritur për “dhembjen” që ndjejnë për ty. Dhembjet djallëzore, nga ato fytyra mizore, që tashmë të shohin si lodrën e tyre… që po i argëton.

Të gjithë po përfitojnë në kurrizin tënd… duke gjetur gëzim në dhembjen tënde… duke u mbajur në këmbë mbi gjunjët e tua… duke folur me gjuhën e pafajësisë, që buron nga goja jote… duke u shfaqur në dritën e diellit me moralin tënd, ndërkohë që ishin të strukur e të njollosur, të damkosur përjetësisht me vulën e imoralitetit.

Ah sa i ke ndihmuar pa e ditur ata…kllounët e menderosur që imitojnë trimat e revolucioneve, që gëlojnë sot duke qarë për ty. Nëse nuk do ishte “halli” yt, ato do e kishin bërë realitet…gënjeshtrën. Mirëpo, halli hallit nuk i ngjan, e tani që i gënjyen ushtarët e tyre me zjarrin që do të ndiznin në shtator, ti i’u dhe një flakë kashte… për të ngrohur ftohjen e tyre, nga frika e atyre që i mashtruan, u dhe mundësinë… për t’i gënjyer edhe njëherë.

Tani, e ke të pamundur të kërcesh vallen, mbi zjarrin që të ka ndezur poshtë këmbëve turma… që s’të do! Largohu sa nuk është vonë nga zjarri i tyre, e ballafaqohu me të vërtetën, që vlen vetëm për ty, sepse si ç’e kanë nisur, duan të të bëjnë viktimë me “epitaf tek koka”… sepse ashtu u duhesh.

Shumë shpejt, përfituesit nga fatkeqësia jote do ngrefosen e krenohen, se u rropatën për ty, por nuk qe e thënë… të rrëzonin qeverinë, e ti do jesh “fajtore”, se përse nuk ndodhi. A e kupton se sa lartë të kanë hedhur, për të patur mundësi të kërcënojnë dhe intimidojnë të gjithë “fajtorët”, jo ato të vërtetët që i njeh edhe ti, por fajtorët inekzistent… që duan ata?!

Nuk doja kurrësesi të të trembja, por nuk kam asnjë mundësi të të ndihmoj, sepse radha për të të ndihmuar duke të shtyrë është aq e madhe, sa nëse nuk i ndalon, ai që duhet t’i ndaloj… ligji, e kam frikë se nuk do arrijë kurrë për të të shtyrë larg nga “gropa”!/Ekskluzive.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 30/09/2018 20:02

    Kemi par e degjuar ,keto dite ,plot nga keto- mostera te shpifura qe bejne avukatin e djallit.Cdo shqipetar i ndershem,e ka shprehur keqardhien ne menyren e tij ,per viktimen .Po keshtu ka shprehur urrejtjen maksimale per -lemshin e neperkave-qe kerkon me cdo kusht te helmoje shoqerin shqipetare.Vertet problemi i xhisieles do zgjidhet-nese drejtesia eshte ne lartesin e duhur.Por c'far do behet me keta skllever te ligesis.Ky tellall nuk ka kufi- te etikes te moralit te shpirtit- eshte nje bajat i pa skrupullt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK