‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh

TIRANË- Këtë të mërkurë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi u paraqit në SPAK, ku vuri telefonin e tij në dispozicion të hetuesve. Vetë deputeti kishte kërkuar ndërhyrjen e SPAK pas një mesazhi që i mbërriti në telefon në platformën Signal, me disa dokumente, të pretenduara procesverbale me zbardhje të bisedave nga aplikacioni i koduar SkyEcc, ku Ervis Martinaj, bosi i zhdukur i krimit, i kërkon Erigers Mihasit, i vrarë në Tiranë në nëntor 2021, të paguajë me 100 mijë euro Bardhin, para që do të shërbenin për fushatë, me kërkesë të Shkëlzën Berishës, siç shkruhet në to.

Pasi hetuesit i këqyrën telefonin, Gazmend Bardhi tha se mori prej tyre konfirmimin se dokumentet janë të falsifikuara.

"Është tashmë zyrtarisht e konfirmuar edhe nga prokurorët që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të e SkyECC që administron prokuroria e posaçme", tha Bardhi. 

"Ato dokumente janë prodhuar me qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet të kuvendit të Shqipërisë. Në dijeni time, ka ndodhur edhe me persona të tjerë", u shpreh Bardhi. 

SPAK po kërkon të zbulojë cili është personi që ka dërguar mesazhin me këtë përmbajte në telefonin e Bardhit.

"SPAK ka marrë të dhënat e nevojshme për të verifikuar nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim, për të identifikuar dhe autorët e këtij krimi të rëndë. Kam besim që nuk është vetëm në interesin tim personal, se qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Bardhin me prodhimin e lajmeve të rreme, unë nuk shantazhohem. Kjo është një çështje edhe në interes të SPAK. Askush s’mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe t’ia faturojë atë SPAK.

I jam drejtuar SPAK se dyshimi im është se personat që kanë sajuar këtë veprim kriminal ose janë subjekte të krimit, ose zyrtarë të lartë publikë që dalin realisht në përgjimet e Sky ECC. I dhashë sqarime Dumanit dhe Shehut, i vura në dispozicion telefonin tim"  tha ai.

Edhe Krimi kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur një hetim për të zbuluar personin qe fshihet pas e-mailit nga një domain që nuk gjurmon IP-në, dërguar në disa media me të njëjtat biseda që përfunduan në telefonin e Bardhit.

Emaili në disa media është nisur nga një domain jo i zakonshëm, "Proton Mail", një shërbim i koduar, i cili ka nivel të lartë sigurie dhe nuk gjurmon IP e dërguesit. Për të rënë në gjurmët e autorit të dyshuar, policia ka marrë të dhënat e nevojshme nga emaili dërgues mbi të cilat do të kërkojë informacion tek autoritetet zvicerane, ku kompania Proton Mail është e vendosur.

Adresa e emailit që mban emrin “Mbreti Zog”, u dërgoi disa mediave dokumentet që pretendohet të jenë zbardhjet e oficerëve të policisë gjyqësore në SPAK, të biseda të koduara nga aplikacioni Sky Ecc mes bosit të zhdukur të krimit, Ervis Martinaj, dhe Erigers Mihasit, i vrarë në Tiranë në nëntor 2021, i përfshirë në grabitjen e dhunshme të prindërve të Elton Cicos në Tepelenë.

Mesazhi i koduar në të cilin Martinaj i kërkonte Mihasit t’i jepte 100 mijë euro Bardhit te një hotel i njohur në Tiranë, pretendohet sipas 2 faqeve dokumente në e-mail, të jetë dërguar në shkurt të vitit 2021. 

Ervis Martinaj shfaqet si personi që financonte fushatën e PD për zgjedhjet e 2021 me kërkesë të Shkëlzen Berishës

Kodi i Sky ECC që pretendohet i Ervis Martinaj – NP8LS4

Shkon dot deri te zyra të marrësh 100 mijë euro. T’i çoje deri te M**** (emër hoteli në Tiranë) t’ia jepje Gaz Bardhit. Bëji telefon në Signal kur të jesh aty, që të ulet t’i marrë.

Kodi në SKYECC që pretendohet i Erigers Mihasit – TI8I2F

Po pse po ju jep kaq shumë se këta nuk do vijnë kurrë në pushtet

Kodi në SKYECC që pretendohet i Ervis Martinaj – NP8LS4

Po çfarë t’i bëj Zenit se për këtë s’po e rruaj k****. Fola me të (me Bardhin nënkuptohet) i do për fushatë. I thashë edhe për grupin e shoqërimit që e paguaj unë.

Kodi në SKYECC që pretendohet i Erigers Mihasit – TI8I2F

Ja dhashë, të fala bëri. Ishte optimist për fitore

Report Tv ka kërkuar edhe një reagim zyrtar nga SPAK, nëse dokumentet me zbardhjen e bisedave nga SKYECC, janë autentike dhe pjesë të hetimeve, por ende nuk ka një përgjigje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:39
Bardhi del nga SPAK: Nuk bëhet fjalë për përgjim real! Ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky ECC

 

Gazment Bardhi doli nga SPAK dhe foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, biseda të sajuara.

'E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale. Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit.'

Ora 15:09
''Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gazit për fushatën!' Bardhi shkon në SPAK! Në hyrje makina e tij përplaset me një motor

Në orën 15:00 Gazment Bardhi u paraqit në SPAK për kallëzimin e tij për shantazh pas emailit me përgjime ku shkruhej se Vis Martinaj do i jepte Bardhit 100 mijë € përmes Erigers Mihasit. Në moment teksa po hapte derën e makinës u përplas me një motor poste që po kalonte aty. Nuk pati të lënduar nga aksidenti.

Ora 14:57
Mesazhet mes Vis Martinajt dhe Mihasit për Gaz Bardhin! Deputeti: Gati t'i dorëzoj telefonin Dumanit

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas kallëzimit të deputetit të PD, Gazment Bardhi se në celularin e tij kanë mbërritur disa komunikime, sipas tij të manipuluara, ku Ervis Martinaj i thotë Erigers Mihasit në Sky ECC, që me porosi të Zenit t’i japë 100 mijë euro Bardhit.

Në një deklaratë para se të shkonte në SPAK Bardhi tha se ishte gati të bashkëpunonte me Dumanin për të zbardhur të vërtetën

"Të hënën unë kam bërë publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara që nuk ekzistojnë. E vërteta është që SPAK është vënë menjëherë në lëvizje që atë ditë. Personalisht kam shprehur gadishmërinë për ti vënë në dispozicion telefonin tim sipas procedurave ligjore dhe sot do të paraqitem atje për këtë veprim hetimor të nevojshëm për të hetuar atë kallëzim që unë kam bërë' tha Bardhi pasi doli nga mbledhja e grupit PD.

 

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 02/10/2024 21:46

    Jane te verterà dhe pik se luan topi te garantoj

    Përgjigju
  • TemO: 02/10/2024 19:27

    GAZI NË BURG: 1.Mesazhet jan bërë nga MIQT E ZENI BERISHËS,e pse jo mga një mik i tjetërkujt..! 2.Janë bërë në 2021 në kohë fushate për zgjedhje,duke paguar 100.000 €.gazit të PD dhe jo PS. 3.Gazi nuk ka të drejtë të thot se mesazhet janë fiktive,këtë duhet ta thot PREKURORIA..! 4.G.Bardhin nuk e do as Saliu,pasi ky e ka DREDHUR GHITHMON..! 5.Mesazhet nuk janë RREN si të SALIANIT(babales)..! 6.SPAK,GJKKO duhet të pastroi POLITIKANËT NGA KRIMINELËT QË NGA 1992 deri SOT,duke filluar nga NON GRSTA SËALI,LIKEFLORIRI,LULI I KRIMEVE TË PËRBADHKËTA ME SB,SI 21 JANARIN,LOBIMET RUSE,SHITJEN E DRTIT,RR.KOMBIT,KL.PARTIZANI..! 7.Gazi në 2021 urdhëroi VRASËSIN TROPOJAN PAPLEKA TË VRASI DR.XHUVANIN E PS,ME BANDËN E ARMATOSUR..SHTET BRËNDA SHTETIT. 8.Gazi po zbaton NON GRATËN se gjoja SALIANIN E ARESTOI E.RAMA..në FAKT SALIUN NË ARREST SHTËTPIE,KUR DUHET TË ISHTE NË BURG PËR 101 KRIME SI TË 1997,98,08,011..!

    Përgjigju
  • nari: 02/10/2024 18:55

    se mos i ke qu vete me bo lajm ere legen

    Përgjigju
  • Erik: 02/10/2024 14:10

    Shantazhi është, por se mos rezultojnë të vërteta bisedat e kriminelëve, çfarë të mbetet?

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 02/10/2024 14:08

    O idiote nuk vendos ti se çfar do te vesh ne dispozicion , me ke po ballafaqohesh me mulin ? Trap je i detyruar te shkosh sepse ti è di mire per mesazhet se nga te kane ardhur .Ne burg e ke vendin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot