Policia në Nigeri deklaroi se të martën ka arrestuar të paktën 67 persona të cilët ishin duke festuar martesën e një çifti homoseksualësh.
Zëdhënësi i policisë së shtetit, Bright Edafem tha se personat e komunitetit LGBTI+ u arrestuan në qytetin Ekpan të shtetit jugor Delta rreth orës 2 të mëngjesit të hënën në një ngjarje ku dy prej tyre u martuan.
Ai shtoi se homoseksualiteti ‘nuk do të tolerohet kurrë’ në kombin e Afrikës Perëndimore, raportojnë mediat e huaja.

Ligji nigerian ndalon martesat e homoseksualëve dhe dënimi me burg është për 14 vite. Më shumë se 30 vende afrikane ndalojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks dhe arrestimet e homoseksualëve janë të zakonshme në Nigeri.
Ky ligj shkaktoi një protestë ndërkombëtare kur hyri në fuqi nën ish-presidentin Goodluck Jonathan në vitin 2014.
S.S/Shqiptarja.com“Ne jemi në Afrikë dhe jemi në Nigeri. Ne nuk mund të kopjojmë botën perëndimore sepse nuk kemi të njëjtën kulturë”, tha një prej policëve.
Komente

