Videoja e gruas e cila do të festonte ditëlindjen vetëm, por papritur i gjithë stafi i lokalit dhe personat që ndodheshin në ato momente aty iu bashkuan, po prek zemrat e shikuesve.
Ditëlindjet janë nga ato festat të cilat mbledhin miqtë dhe njerëzit e dashur, por kjo gruaja me një tortë modeste teksa po i këndonte vetes këngën e ditëlindjes, papritur u rrethua nga një tufë me njerëz të buzëqeshur, të cilët i falën duartrokitje dhe përqafime.
Momenti i veçantë dhe njerëzor, është “përqafuar” nga njerëzit në internet duke e konsideruar një gjest humanitar dhe të ngrohtë.