Doli për të festuar me shoqet në klub nate dhe përfundoi duke u përdhunuar. Një 20 vjeçare nga Italia ka përjetuar torturë mbrëmjen e së shtunës kur doli nga diskoteka në Cattolica. Ajo njohu një të ri shqiptar, 22 vjeç, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe e përdhunoi në parkingun e diskotekës.
E reja kishte dalë me shoqet e saj dhe ishte takuar me shqiptarin. Ai ishte me një grup shokësh, të gjithë shqiptarë, por flisnin mirë italisht sepse jetojnë dhe punojnë prej kohësh atje.
Teksa bisedonin dhe kalonin mirë, i riu shqiptar ftoi italianen që të dilnin jashtë. Në parking, 22 vjeçari nuk heziton t'i afrohet për ta prekur e puthur. Ndonëse ajo refuzon, shqiptari nuk dorëzohet. Patën debat për rreth 20 minuta dhe më pas i riu shqiptar e kapi me forcë nga beli, e zhveshi dhe e përdhunoi, shkruajnë mediat italiane.
Në denoncimin e saj para policisë, italiania shpjegon: “Isha duke i bërtitur, duke i lutur të ndalonte, të më linte të largohesha. Por ai nuk u ndal”. Në një moment, ia ka dalë që të shpëtojë nga duart e tij dhe bërtiti me të madhe që shqiptari të mos i afrohej më.
Me urgjencë shkoi në spital, nga ku njoftoi edhe policinë. Ndërkohë i riu shqiptar është arrestuar dhe nga mjekët është konstatuar dhuna seksuale si dhe shenja në zonën intime të vajzës.