Kryetari i PD-së Sali Berisha vendosi të bënte “kameramanin” gjatë tensioneve në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Teksa filmonte përplasjen e deputetëve të PD-së që kishin zaptuar karriget e ministrave me Gardën dhe ndërsa i bënte thirrje anëtarëve të Gardës që të mos preknin deputetët demokratë, Berisha u ngatërrua dhe tha: “Larg duart kriminel nga Taulant Balla.”


Lajmi kryesor:

Kuvendi 1 orë 'arenë' dhune, deputetët e PD zaptojnë karriget e ministrave dhe përplasen me Gardën: Ku është Balluku? Shabani betohet mes flakadanëve, PS kalon direkt në votim