Po flet si kryetar i opozitës? Përgjigjet Meta: Nëse Basha do më kishte dëgjuar, as 5% e shqiptarëve nuk do kishin votuar (VIDEO)

I pyetur nga gazetarët nëse po flet si kryetar i opozitës në kushtet kur kriza është mes opozitës dhe mazhorancës, Presidenti Ilir Meta tha se nuk është krizë politikë, por krizë e shtetit.

Por presidenti zbuloi se i ka dhënë këshilla liderit demokrat Lulzim Basha. që nëse ky i fundit do t'i kishte dëgjuar, as 5% e qytetarëve nuk do të kishin shkuar të votonin.

"Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës. Kryetari i shteti është presidenti jo kreu i qeverisë. Presidenti ka përgjegjësi për pluralizmin politik dhe të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen. Opozita ka axhendë Rama ik, unë e kam Rama reflekto. Opozita do zgjedhje të përgjithshme, të gjitha bashkë, ndërsa unë them se pa zgjedhje me standarde më të mira se ato që kishim nuk na çelen negociatat. Më duket absurd kushti që të hetohen ata të Dibrës. Ky është gabim. T'i kërkosh të hetojë veten. Dhe Bashës i kam thënë të mos i shmangin institucionet. Nëse do i dëgjonin këshillat e mia opozita që në vend të fishekzjarrëve të përdornin dajre as 5% s'do kishin shkuar të votojnë. Nuk i kërkoj Edit të japë dorëheqjen. Ne nuk kemi frikë nga populli. Ne nuk do asistojmë demokracinë se kemi frikë nga populli, nga vota", tha Meta.

Unë ja dhash idenë e dajreve, dhe ideja e dajreve funksionoi shumë mirë - u shpreh presidenti Meta duke ju referuar jo vetëm protestave paqësore që duheshin bërë, por edhe protestave simbolike me dajre qe opozita bëri ditën e zgjedhjeve më 30 qershor para disa qendrave të votimit.


Lajmi kryesor:

Meta jep propozimin e tij për zgjidhjen e krizës: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin /Video


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve