VLORË- Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka përfunduar në një plazh pranë Lungomares.

Report Tv sjell edhe pamjet e momentit kur ambulanca me bluzat e bardha kanë mbërritur për ti dhënë ndihmë mjekësore dhe transportuar atë në spitalin e Vlorës.

Ajo ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.