Po ‘fluturonte’ me makinë në Rrugën e Kavajës, Policia e Tiranës në aksion

Po ‘fluturonte’ me makinë në Rrugën e Kavajës, Policia e Tiranës në aksion

Policia Rrugore

TIRANE-Policia e kryeqytetit vijon kontrollin dhe monitorimin e rreptë për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Mbrëmjen e djeshme janë pezulluar 18 leje drejtimi, ndërsa një shofer është kapur duke lëvizur me shpejtësi rreth 100 km/h në Rrugën e Kavajës, 70 km/h mbi atë që lejohet.

Policia Rrugore e Tiranes vazhdon monitorimin dhe kontrollin e perdorimit te rruges nga drejtuesit e mjeteve me mjetet teknike si Radari per matjen e shpejtesise dhe Alkotestet Drager per konstatimin e drejtuesve qe drejtojne mjetet pas perdorimit te pijeve alkolike.

Nga kontrollet e kombinuara ne rruget Interurbane dhe Urbane te kryeqytetit, perpos punes dhe penaliteteve administrative e penale, per shkeljet e konstatuara nga efektivet e policise rrugore, akoma evidentohen raste “flagrante” shkeljesh nga perdoruesit e rruges, kryesisht drejtues automjetesh, te cilet pervecse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, manifestojne vetebesim te tepruar gjate drejtimit te mjetit, si drejtimi i mjetit ne nje rruge Urbane me shpejtesi 98 km/h, ku shpejtesia e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h, drejtimi i mjetit nen efektin e alkolit ne masen 0.57 mg/l, 0.71 mg/l, 0.88 mg/l, nivel i cili e ul ndjeshem kohen e reagimit te drejtuesit dhe per rrjedhoje rrit rrezikun e perfshirjes se tij ne aksidente rrugore.

Ne rrugen Xhorxh w Bush u verifikua shtetasi me iniciale S.S vjec 47 se drejtonte motomjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.65 mg/l testi i dyte 0.71 mg/l. Ne rrugen Ferit Xhajko u verifikua shtetasi me iniciale B.M vjec 55 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.53 mg/l testi i dyte 0.57 mg/l. Ne rrugen Selim Brahja u verifikua shtetasi me iniciale B.T vjec 26 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.81 mg/l testi i dyte 0.88 mg/l. Ndeshkimi nuk duhet te jete mekanizmi i vetem disiplinues. Policia apelon per me shum autokontroll dhe pergjegjshmeri nga qytetaret ne zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë