Një teolog mysliman për Monika Kryemadhin, i akuzuar për vrasjen e sekretarit të Komunitetit Mysliman

Një teolog mysliman për Monika Kryemadhin, i akuzuar për vrasjen e sekretarit të Komunitetit Mysliman

Me rreth të kuq, Ermir Gjinishi krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhit

Ermir Gjinishi, një personazh me lidhje të dyshimta, gjë për të cilën edhe e larguan nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, është shfaqur sot krah Monika Kryemadhit.

Ai do të jetë kandidat i LSI-së në Peqin, për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjinishi, që për disa vite ka qenë edhe drejtues i Kulteve Fetare, kur në pushtet ishte Berisha (mediat pranë PD-LSI e prezantuan si ish-këshilltar i Ramës sot), prej disa muajsh ishte aktiv në portalin e familjes Berisha-Meta, me shkrime kritike kundër Ramës.

Me sa duke tani po përgatitej për të hyrë në politikë.

Vite më parë Ben Blushi, asokohe deputet, e akuzonte Gjinishin se ka qenë “partizan i futjes së shamive nëpër shkolla dhe se ka shkelur parimet e shtetit laik”.

Ndërsa Bujar Nishani kur ishte president refuzoi emërimin e tij si ambasador në Arabinë Saudite.

Por, kandidati më i ri i Monika Kryemadhit ka një histori shumë të dyshimtë.

Vrasja e Sali Tivarit dhe ndalimi i Gjinishit

Komuniteti Mysliman vite më parë do të tronditej nga një ngjarje e rëndë brenda zyrave të tij. Në janar të vitit 2002 u qëllua brenda godinës, sekretari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari.

Deri më tani nuk është dënuar askush për vrasjen e tij pasi Prokuroria ka pezulluar hetimet për shkak të mungesës së provave, megjithatë disa dokumente të gjeneruara në atë periudhë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me vrasjen në fjalë, hedhin dyshime të forta mbi grupet ekstremiste të mbështetura nga fondacioni Al Haramain në atë periudhë në Tiranë.

“Sali Tivari, një zyrtar i lartë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u vra në janar të vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili mbështetet nga AHF (Al Haramain) u ndalua si dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, por mbi të nuk u arkivua asnjë akuzë. Ai u lirua më vonë nga autoritetet shqiptare.

Pak para se të vritej, Tivari kishte vënë në dijeni AHF-në (Shoqatën Al Haramain) pjesë e së cilës ishte edhe Gjinishi se kishte ndërmend të reduktonte ndikimin e huaj mbi Komunitetin Mysliman”, theksohet në dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën ka një raport të posaçëm mbi aktivitetin e shoqatës Al Haramain në Shqipëri, e cila është bijë e rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Në këtë dokument paraqiten lidhjet e Al Kaedës me Al Haramainin, por edhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj shoqate në Shqipëri.

Më pas, raporti vijon duke shpjeguar edhe arsyet e vrasjes së Tivarit nga ekstremistët e El Haramain.

“Para se të vritej, Tivari kontrollonte financat, personelin, vendimet dhe çështjet që kishin të bënin me donacionet mbi myslimanët në Shqipëri. Kjo i jepte atij një fuqi që t’i mbijetonte disa tentativave të ekstremistëve të trajnuar për ta zëvendësuar me qëllim marrjen e fuqive ekzekutive të tij”, thekson raporti.

Vrasja e Sali Tivarit në zyrë u shoqërua me hije të mëdha dyshimi për shkak edhe të aktivitetit të shtuar të celulave egjiptiane të Al Kaedës në Shqipëri.

Në atë periudhë pati aksione të bujshme të Policisë së Shtetit kundër këtyre celulave, duke arrestuar figura të larta të kësaj organizate terroriste në Shqipëri.

Anëtarët e huaj të Al Kaedës apo organizatave të saj bija ose u arratisën ose u arrestuan nga shteti shqiptar, ndërsa mbështetësit vendas u larguan për një periudhë nga vendi për t’u rikthyer sërish me një orientim të ndryshuar tashmë.(TemA)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre