Dy turistë hungarezë kanë shpëtuar mrekullisht nga mbytja teksa garonin me kanoe-kajak në lumin Vjosë, në Përmet.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në segmentin Badlonjë-Petran, ku dy turistët, të apasionuar pas këtij sporti, humbën ekuilibrin në një pjesë me rrjedhë të fortë të lumit.
Në vendngjarje ndodhej rastësisht një shtetas anglez me banim në Përmet, Xhim Smith, i cili ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i nxjerrë të dy në breg.
Mësohet se turistët hungarezë janë jashtë rrezikut për jetën.
Komento
Komente






