Po grabisnin vilën në Lezhë, kapen 'mat' duke nxjerrë frigoriferin dhe lavatriçen babë e bir (VIDEO)

LEZHE-Dy persona, babë e bir janë arrestuar në flagrancë, pasi po tentonin që të vidhnin një vilë në Ishull Shëngjin në pronësi të N.K. i cili nuk ishte brenda.

Ata janë Bardhok Miza 42 vjeç dhe E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin, ndërsa sipas policisë janë kapur në momentin kur po nxirrnin për ti transportuar pajisjet; frigoriferin, tavolinën, karrige, lavatriçen dhe disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake.

Gjithashtu ata akuzohen edhe për dy grabitje të tjera;

Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. në Shënkoll - Lezhë.

Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të M.Xh. në Lezhë.

Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim 7 persona kryesisht me precedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/10/2018 11:05

    Ça pret nga femija kur babai eshte kriminel? Shkoni punoni o dembele, mjaft u rrate njerezve me qafe duke u vjedhur mundin dhe djersen, krimba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë