Do jepte dëshmi kundër Berishës, avokati: Izet Haxhinë tentuan ta vrasin! Burgjet: Makina e shoqërimit nuk është aksidentuar

TIRANE-Avokati i Izet Haxhisë denoncon se dy ditë më parë makina me grupin e shoqërimit që po e transportonte nga qelia e burgut 313 te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku po depononte kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për 23 krimet që sipas tij ka kryer nga viti 1991-1999 është aksidentuar. 

Idajet Beqiri akuzon se aksidenti ka qenë i qëllimshëm për ta eliminuar fizikisht pas dëshmive që po bënte prej katër ditësh te Krimet e Rënda. Idajet Beqiri deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se klienti i tij ka ndërprerë dëshminë pasi i rrezikohet jeta dhe i bëri thirrje shtetit që ta marrë Izet Haxhinë në mbrojtje. Po sipas avokatit, Haxhia pësoi goditje dhe fraktura në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga aksidenti duke u dërguar me urgjencë në spital.

"Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe i njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij.  Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qendrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë "aksident", duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në spital...

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij.

Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t'u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.

Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar  për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij" shkruan avokati i tij Idajet Beqiri.

Madje, avokati Idajet Beqiri thotë se është kërcënuar jo vetëm Haxhia, por edhe familja e tij dhe ai vetë që të tërhiqen nga procesi i deponimit kundër Sali Berishës. Ai tha se ka edhe mesazhet e kërcënimit që i janë dërguar.

"Tani ka filluar të komunikojë, ka tentuar të më kontaktojë nga burgu. I kërkova të ndërpresë deklarimet kundër Berishës. Në mes të Tiranës aksidente të tilla, me dëshmitarë që kanë dhënë një kallëzim për krime të rënda që i kanë ndodhur këtij vendi.... Një person i tillë sigurohet me masa të jashtëzakonshme dhe nuk mund. Bota e krimit është ngritur e gjitha në këmbë. Në aksident ka qenë grupi i shoqërimit, që po e dërgonte në gjykatë.

Kam mesazhe të fotografuara në telefon se cfarë kërcënimesh i bëjnë për Izet Haxhinë, gruas, por edhe mbrojtësve ligjorë të tij. Me emër dhe mbiemër, por edhe në Facbook. Kjo tërheqje do të thotë që institucionet shqiptare duhet të marrin në mbrojtje Izet Haxhinë. Ti sigurojnë jetën, ai do të vijojë të bëjë deponimet e tij deri në fund për një mori krimesh që nuk janë zbardhur. Akuzat e Izet Haxhisë kundër Sali Berishës janë të pafundme" tha ai për Report Tv.

Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili deklaroi për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se nuk ka pasur asnjë aksident me makinat e burgjeve duke mohuar denoncimin e avokatit të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri.  "Izet Haxhia qëndron në burgun në 302 dhe asnjëherë në procese gjyqësore eskorta që e shoqëron ate nuk ka pësuar aksident" tha ai për Report Tv. Edhe burime nga policia rrugore e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se po bëhen verifikime nëse dy ditë më parë ka pasur raportim për aksidentim të grupit të shoqërimit.  

Por kush janë 23 krimet të cilat Izet Haxhia akuzon Sali Berishën? Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë, eliminimi i Azem Hajdarit, firmat piramidale. Gjithashtu sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë, por edhe shumë cështje të tjera.

Përpos padisë për Sali Berishën ku filloi deponimet, Izet Haxhia është edhe në një tjetër proces, për vrasjen e Azem Hajdarit ku fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi u dënua në mungesë me 25 vite burg, por institucionet po bëjnë ping-pong me këtë dosje duke e kaluar nga njëra shkallë e drejtësisë te tjera dhe në fund u dërgua në Gjykatën e Lartë që të vendosë se ku duhet të gjykohet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 13/10/2019 08:49

    Njerzit kane marr arratine keto 5-6 vitet e fundit ju merreni akoma me saline,ky po e vjedh dhe po e shet vendin pasurite gjithcka vrasje perdhunime krime cdo dite,ju thoni akoma fajin e ka saliu

    Përgjigju
  • Toni: 13/10/2019 00:33

    Me falni po pse sna e tregust oak makinen qe u aksidentua ? Perse. ? Nje fotografi se bet dot ? Dhe ktyesorja cfsre deshmie para spakut do jap ky kur spaku nuk eshte ngritur akoma ?

    Përgjigju
  • Blerta: 11/10/2019 18:08

    VAZHDO IZET HAXHIA MOS KI FRIKE DEMASKOJE KRIMINELIN ME TE MADH TE SHQIPERISE SALI QEN BERISHEN....

    Përgjigju
  • Shkupi: 11/10/2019 13:40

    Oj Shqipni e mjera Shqipni ... duhet nje termet me force te rihterit 20 ballë qe të nxjere drejtesine tani e 29 vite e qelbur deri ne palce . jeni te katandisur aq sa as Enver Hoxha nuk ju n’xjerë ne rruge te drejt . deri sa e keni Salen si Sulltan me milijardat e shperndarera ne klanin Serbo-malok nuk do te del ne drite asnje krim nga 91-1999 .

    Përgjigju
  • tani: 11/10/2019 12:27

    Te futen nen vezhgimin e policis rrethi I fuqishem I tropojaneve ne sherbim te Berishes.Erdhen te gjithe pa perjashtim pa "breke ne bythe" nga Tropoja e sot jane milioner ne Tirane.Jane kryesisht organizatoret e "grushtit te shtetit" e ish funksional te policis shtetit,nje pjese e mire e tyre edhe drejtues kryesor te PD, ish miq e shoke ngushte te Izet Haxhise

    Përgjigju
    • Titi: 13/10/2019 12:00

      Ja nje rilindas i kokaimen. Ik mer daje teriq nja dy viza se nuk Jan ty komente..O fare e keqe...O Drogaxhi di merda...

  • Samo: 11/10/2019 11:26

    Nuk po jepte prova por deshmi. "Prova" eshte shumes. Deshmia eshte nje prove, nese pranohet si e tille nga Gjykata.

    Përgjigju
  • beni: 11/10/2019 11:14

    spak ende nuk eshte formu dhe ju merreni me prrallat e nje gjyqtari te komunizmit qeeshte denuar per vjedhje. mos u merrni me idajetin se gjynah, eshte plake dhe ka rrjedhe bashke me izet haxhine

    Përgjigju
  • Noli: 11/10/2019 11:12

    Filluat prallat me qeros tani. Mbaje ku te qendroje

    Përgjigju
  • Loran shehu: 11/10/2019 11:10

    Haahahhaahha po kush meret me vra kte dordolec

    Përgjigju
    • anna: 12/10/2019 08:49

      shqupist Leshi. sa kam qeshur me komentin tend fix je

    • shqupist leshi: 11/10/2019 13:07

      ah vre sali kerma cfare shplarje truri qe u ke bere disave.qe i more me qafe more qafir.ishin qe ishin te trash dhe analfabet i bere me keq akoma.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen