Kush do ta rigjykojë dosjen 'Hajdari'? Çështja i kalon Gjykatës së Lartë (jashtë funksionit), Izet Haxhia mbetet në burg

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke ia kaluar dosjen 'Hajdari' Gjykatës së Lartë për interpretim se kush duhet ta gjykojë, por ky institucion ende nuk është ngritur. 

Ndërkohë që gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për lirim nga qelia dhe qëndrimin në 'arrest shtëpie' deri kur të shprehet gjykata e Lartë. Tashmë Dosja 'Haxhia' është një nga 22 mijë dosjet e Gjykatë së Lartë që janë në pritje. Një vendim të tillë avokati i Izet Haxhisë e ka cilësuar si zvarritje të procesit.

Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi u dënua në mungesë. Fillimisht ishte Gjykata e Tiranës që e kaloi cështjen për moskompetencë te Krimet e Rënda, ndërsa tashmë dosja kalon në Gjykatën e Lartë për interpretim, pasi prokuroria e Krimeve të Rënda u shpreh se është pikërisht ky institucion që duhet të vendosë se ku duhet të gjykohet.

Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona