GJIROKASTER-Një grek është arrestuar në Kakavijë, pasi tentoi që të largohej nga Shqipëria me 80 mijë euro të padeklaruara.

I arrestuari është Grgios Skirovasilakis 51 vjeç, ndërsa përpos tij u prangos edhe shoferi shqiptar Arber Pemaj 44 vjec nga Lezha.

Sasia e parave u bllokua dhe hetimet po kryhen nga sek krimit ekonomik për të zbuluar origjinën. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që në Kakavijë arrestohen persona që tentojnë të kalojën me shuma të padeklaruara.

Shuma cash që një person mund të posedojë për të kaluar kufirin është 10 mijë euro.