Policia Kufitare ka vënë në pranga një grua 45-vjeç me iniciale L.S, në Kakavijë pasi i është gjetur një armë si dhe 9 fishekë. Gruaja në fjalë ishte nisur për të dal jashtë kufijve të Shqipërisë në drejtim të Greqisë.
Policia ka rënë në gjurmët e armës në një kontorll të dytë më të imtësishëm të makinës me të cilën udhëtonte shtetesja L.S.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".