LUSHNJE-Tre nxënës në fshatin Allkaj janë përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20 pranë shkollës së mesme.
Tre vajzat ishin duke kaluar rrugën për të hyrë në shkollën 9-vjeçare që është pranë të mesmes, kur janë përplasur një 33-vjeçar me inicialet R.Ç. që drejtonte makinën tip "Golf".
Gjendja e nxënësve sipas njoftimit të policisë është jashtë rrezikut. Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vendi ku nodhi aksidenti

Makina që shkaktoi aksidentin
Komente













Ku ka shkolla makina duhet te levize deri ne ndalim te plote duhen vendosur sinjalistika dhe disipline e rrepte per mjetet neper shkolla
PërgjigjuC fare tmerri, nuk behen keta njerez! Yyyyyyt fshatarë plera!
Përgjigju