Një kalimtare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga makina ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të degëzimit të fshatit Vashtëmi. Viktima është  49-vjeçarja me inicialet N.M banuese në Libonik.

Ndërsa shoferi që drejtonte automjetin tip 'Toyota' që përplasi për vdekje gruan, është një 73-vjeçar nga Greqia, Panajotis Boutikos.

Gruaja po kalonte rrugën pranë fshatit Vloçisht dhe dyshohet se automjeti që e përplasi të ketë qenë me shpejtësi.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Makina që përplasi 21-vjeçaren