DEVOLL-Një 72-vjeçar banues në fshatin Ponçarë është aksidentuar për vdekje nga një 43-vjeçar pasditen e sotme.
Sipas policisë në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë Saimir Hoxha 43 vjeç ka përplasur me motor 72 vjeçarin me inicialet T. S. që po kalonte në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i motorit është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Komento
Keta me motorra eshte bere per ti rrahur me thupra thane....
Përgjigju