Një apartament dy-katëshe me pamje Central Park shitet për 56.000.000 $. Pronarët? Këngëtari Sting dhe gruaja e tij Trudie Styler. Njoftimi i shitjes, i nisur nga një agjenci e pasurive të paluajtshme që strehon shtëpi luksoze në Nju Jork, Corcoran, tashmë ka gjetur një blerës, por këngëtari dhe gruaja do të lënë shtëpinë e tyre të mrekullueshme vetëm vitin e ardhshëm kur të hyjnë në një shtëpi të re një ndërtesë aty pranë, projektuar nga arkitekti Robert AM Stern.

Sting e kishte nxjerrë në shitje apartamentin e tij në maj, por ishte e vështirë të gjente blerësin, i cili për momentin, sipas Neë York Post, mbetet misterioz. Rezidenca është padyshim luksoze. Një ndërtesë me 5 yje me një pishinë gati gjigante. 

[gallery]24250[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com