Po konsumonte një domate, shokohet
nga ajo çfarë zbulon brenda saj

Po konsumonte një domate, shokohet<br />nga ajo çfarë zbulon brenda saj
Wang Xiaowen, një student kinez është bërë i famshëm pas postimit të disa fotografive në rrjetet sociale ku shfaqet një domate brenda së cilës duket sikur është rritur një luleshtrydhe.
 
Studenti ka thënë për "Mail online" se pasi kishte blerë domate në një treg në Shangai ka gjetur një luleshtrydhe brenda domates që ishte duke ngrënë.
 
Wang ka ndezur një diskutim të gjerë në media për këtë frut të çuditshëm.
Disa përdorues në internet kanë thënë se domatja mund të ketë qenë e modifikuar gjenetikisht dhe të tjerë mendojnë se mund të ketë qënë një tumor.
 
Nga ana tjetër ekspertët bujqësorë kanë thënë për mediat kineze se ajo çfarë ka parë studenti 23-vjeçar nuk është një luleshtrydhe por një pjesë e domates që ishte deformuar dhe kishte marrë atë pamje.
 
Stacioni televiziv, China Central, shkruan në faqen e tij online  se domatja mund të ketë pasur mungesa të lëndëve ushqyese gjatë rritjes së saj. Gjithashtu ka mundësi që fermeri të ketë përdorur hormone të cilat kanë shkaktuar këtë fenomen.
 
Ky nuk është rasti i vetëm pasi Dean Wilson nga Illinois, Shtetet e Bashkuara, ka hasur të njëjtin fenomen në një domate që kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij në vitin 2010.
Sipas ekspertëve nga Universiteti i Illinois në Knox County, ajo që dukej si luleshtrydhe ishte mbushja e domates e pa zhvilluar mirë.
 
domatja

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani (EMRAT)

Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani (EMRAT)