Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, anëtarë të një familjeje shqiptare, janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e 7 janarit në Liedermatte, afër Waldshut-Tingen në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën. Aksidenti ka përfshirë një kamion dhe makinën ku po udhëtonte familja shqiptare, e cila po kthehej nga Kosova, shkruajnë mediat gjermane.
Familja është nga fshati Ratkoc i Rahovecit dhe të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda. Fëmijët që ndodheshin në makinë janë të moshave nga 5 muajsh deri në 3 vjeç. Ata u transportuan me helikopterë shpëtimi, ndërsa shkalla e lëndimeve të tyre ende nuk është e qartë.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë. Përplasja bëri që një nga pasagjerët të mbetej i bllokuar në makinë dhe të nevojitej ndërhyrja e zjarrfikësve. Aksidenti ndodhi pak para se familja të arrinte në vendin ku jeton.
Për këtë aksident, u aktivizuan disa helikopterë shpëtimi.
Komente








