SARANDË-  Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë, ku një bari teksa po kulloste bagëtitë ka rënë në një përrua, e për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat.

Viktima është identifikuar si Shaban Qoku banor i fshatit Kalasë, teksa ka rënë nga 15 metra lartësi së bashku me mushkën, në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

"Delvinë/Informacion paraprak. Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij,  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë  ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes", njofton Policia.