Po kulloste bagëtitë, bie në përrua bashkë me mushkën, ndërron jetë 58-vjeçari në Delvinë (EMRI)

Policia e Sarandës

SARANDË-  Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë, ku një bari teksa po kulloste bagëtitë ka rënë në një përrua, e për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat.

Viktima është identifikuar si Shaban Qoku banor i fshatit Kalasë, teksa ka rënë nga 15 metra lartësi së bashku me mushkën, në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

"Delvinë/Informacion paraprak. Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij,  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë  ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes", njofton Policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Grupi i Rithemelimit dorëzon emrat, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve