KAS rrëzon koalicionin 'Berisha-Meta' konfirmon Vangjel Tavon kryetar i bashkisë së Himarës! Hap kutitë s'ka asnjë rast votimi me ID të skaduar

Tirane-  Vangjel Tavo është kryetari i bashkisë së Himarës.Nuk ka dilemë as nga Komisioni i Ankesave e Sanksioneve i cili vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" të dy liderëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta për përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan në Himarë.

Hapja e kutive konfirmoi se nuk ka pasur asnjë shkelje dhe se asnjë rast i votimit me kartë të skaduar nuk është evidentuar.

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë dhe ngriti pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.

Gjetjet nga administrata  e KQZ pas verifikimit të materialeve zgjedhore:

-169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).

-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.

Pretendimi i Koalicionit 'Bashke Fitojmë':

-560 që kanë shkuar dhe janë kthyer nga qendrat e votimit, për shkak të kartave të skaduara të votimit

-260 nuk i ka njohur pajisja e identifikimit PEI, pasi kishin kartat e rinovuara ditët e fundit, para 4 gushtit.

Vangjel Tavo fitoi kundrejt kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me një diferencë prej 1477 votash.

Lajm në përditësim...

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 26/08/2024 12:48

    Amani o ju te KQZ-S nje lutje kam per ju, meqe koalicia e sali berishes me grekun brleri me vota nuk po fitojne as me ankimimin e rezultatit pasi provat e pjellura spo ju dhezin merrni vendim me dekret si ne kohen e ristan pijanecit qe fletvotimet ti numerojne sali berisha,illir méta, vangell dulle, salianji,noka,vokshi ose ose ai ciceroni i bellerit dhuli apo kuci si e ka emrin ai sekratari i PD-s ne Himare, vetem keshtu ata do pranojne vendimet e KQZ-s.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momentet kur Antonela Berishaj, ish konkurentja e Big Brother dhe e motra dhunojnë barbarisht blogeren Klea Prenga

VIDEO/ Momentet kur Antonela Berishaj, ish konkurentja e Big Brother dhe e motra dhunojnë barbarisht blogeren Klea Prenga