Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Velipojë, teksa ishte futur për t'u larë në det.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në zonën e "Plazhit të Vogël". Viktima është E. M., 82 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në ujë dhe për pasojë është mbytur.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
"Velipojë / Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se, gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje









Komente
Komento