Është kthyer në tragjedi ngjarja tronditëse e 29 gushtit ku shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë në Markatomaj të Lezhës ku jetonte familja Kola, plagosi 6 anëtarë të saj.
Kryefamiljari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali për shkak të djegieve të shumta në fytyrë e trup që e bënin gjendjen e tij kritike, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare.
Nga pesë të lënduarit e tjerë, tre prej tyre kishin marrë plagë më të rënda dhe u plagosën edhe dy fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Familja Kola jetonte në Itali, por në Shqipëri i kishte sjellë një gëzim familjar pasi më 30 gusht, Saimiri do të martonte mbesën (vajzën e vëllait).
Shpërthimi, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, shkaktoi edhe dëme të shumta në shtëpinë dykatëshe. Bombola e gazit ishte e vendosur jashtë banesës.








Komente
Komento