Po lëviznin me 170 km/h në Tiranë-Durrës arrestohen 10 pilotë të dehur (VIDEO)

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm janë arrestuar 10 shoferë, nga të cilat 4 në gjendje të dehur, janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë gjobitur disa drejtues automjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Janë pezulluar 6 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar brenda në qytet, 22 masa te tjera për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve, raste të cilat janë referuar Organit Administrativ Shtetëror ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tirane, për te cilat parashikohet një dënim me gjobe nga 10.000-40.000 te reja.

Kontrollet po vijojnë edhe me Drager për të parandaluar ngjarjet rrugore qe vijnë si pasoje e drejtimit te mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, ku deri në këto momente janë arrestuar në kushtet e flagrancës 10 drejtues mjetesh, nga te cilat 6 te pa pajisur me leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur" thotë policia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 04/01/2020 11:08

    Keto lloj mostrash duhet fe skualifikohen si shofera mos te prekin me timon me dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale