FIER-Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një makinë. Viktima është Ramiz Kajolli 66-vjeç banues në Dermënas.
Ai ishte duke lëvizur me biçikletë në rrugë në momentin që është përplasur nga një makinë, që ende nuk është identifikuar.
Kajolli është dërguar me shpejtësi në spital, por si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.