Mjafton Mala, Partizani triumfon përballë Skënderbeut dhe marshon drejt titullit (VIDEO)

Partizani ka fituar kryendeshjen e javës së 19-të të kampionatit përballë Skënderbeut brenda në Korçë me rezultatin 0-1. Heroi i ekipit të kuq ishte Mala me golin e shënuar në fillim të ndeshjes në minutën e 3-të, ndërsa në pjesën e dytë Partizani humbi edhe një mundësi të mirë për të shënuar golin e dytë, pasi Telushi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke mbajtur në lojë deri në fund vendasit.

Megjithatë, pavarësisht rasteve të shumta, Skënderbeu nuk e gjeti golin e barazimit duke dalë i dorëzuar nga fusha. Me këtë fitore Partizani arrin në kuotën e 40 pikë pas 19 ndeshjeve, ndërsa Skënderbeu mbetet 10 pikë më pas në vendin e katërt.

Gjatë ndeshjes janë regjistruar disa episode, nga dyluftimet e forta që sollën largimin e Hilës nga fusha me barelë, te goditjet e lojtarëve të Partizanit me topa bore nga tifozët e Skënderbeut. Por, as kjo nuk mjaftoi për të ndalur të kuqtë drejt triumfit në një fushë tejet të vështirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari