Po mrekullon me futbollin, por Canselo prek me rrëfimin e tij: Qetësohem në varreza, dua që një ditë të flas me mamanë

Po mrekullon me futbollin, por Canselo prek me rrëfimin e tij: Qetësohem në varreza, dua që një ditë të flas me mamanë

Futbollisti portugez i Manchester City-t Joao Canselo

Te Manchester City ‘yjet’ janë të shumtë, por ndër ta që shkëlqen së tepëri është Joao Canselo. Mbrojtësi i krahut është siguri për Guardiolën, por edhe pse nga jashtë duket se gjithçka shkon më së miri në të vërtetë ka një plagë në zemër. Kjo dallohet qartë sa herë që ai realizon një gol, por tani, në prag të sfidës me Atletico-n në Champions League ka dhënë një intervistë për nënën e tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2013 kur Cancelo ishte 18-vjeç.

Si futbollisti ashtu edhe vëllai i tij po udhëtonin në të njëjtën makinë me të ëmën, por për ta fatmirësisht pati vetëm lëndime të lehta. Në një intervistë për “Champions Journal”, Canselo tregon:

“Kur humba mamanë u ndjeva sikur isha në fund të një pusi. U ndjeva si një robot që duhet të bënte detyrën e tij pastaj të shkonte në shtëpi çdo ditë. Nuk po e shijoja futbollin. Luaja sepse isha i detyruar. Mendova të heq dorë, por me kalimin e kohës gjërat u kthyen. Do të doja të flisja një ditë me nënën time, më mungon shumë.

Sa herë fitoj diçka të rëndësishme më kujtohet. Është një boshllëk në zemër sepse nuk është fizikisht këtu. Sa herë vizitoj Portugalinë shkoj në varreza. Është si një detyrim. Atje ndihem mirë, pranë saj. Më pastron shpirtin, më shkarkon energjitë e këqija dhe më ndihmon të jetoj më i lumtur.

Personaliteti im është shumë i ngjashëm me të sajin. Sa shumë sakrifica ka bërë për mua kur nuk kishim para në shtëpi. I premtoja se do bëja gjithçka për t’i siguruar asaj një të ardhme më të mirë, që ajo të mos punonte më.

Dhe sot, pavarësisht se ajo është atje ku është, unë bëj gjithçka për ta bërë krenare. Përpiqem të mos i mungojë asgjë familjes sime dhe i jap vajzës dhe të dashurës sime dashurinë që ajo më dha mua,”- tha Canselo.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë