Në 7 ditë të javës, në çdo moment mund të përballemi me telefonata apo mesazhe shpesh të padëshiruara nga kompani që reklamojnë produkte të caktuara. Telefonatat e reklamave shpesh të bezdisshme do të mund të ndalohen nga vetë qytetarët.
Përmes një projektligji të hedhur në Konsultim Publik nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, synohet krijimi i ‘Regjistrit të Komunikimeve Tregtare të Pakërkuara’, që si synim ka që të gjithë qytetarët që nuk dëshirojnë të marrin telefonata të tilla të regjistrohen në këtë regjistër që do të ngrihet dhe do të administrohet nga Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale. (Qytetarët do të regjistrohen me të dhënat e tyre personale dhe numrin e telefonit, dhe një individ regjistron vetëm numrin e tij dhe asnjë tjetër).
Të padëshiruara do të konsiderohen edhe mesazhet dhe telefonatat gjatë fushatave zgjedhore nga subjektet politike. Në relacion thuhet se një hap i tillë vjen për shkak të shqetësimit dhe ankesave në rritje të qytetarët në lidhje me ‘telefonatat e pakërkuara’ për marketing në çdo moment.
“Këto thirrje, kanë qenë dhe janë një problem i madh dhe shqetësues në shumë vende, prej disa vitesh. Për këtë arsye, shumë vende janë angazhuar në marrjen e masave për të mbrojtur qytetarët/konsumatorët në këtë aspekt. Një fenomen i tillë është prezent edhe në Shqipëri, ku ndërsa rritet gjithnjë e më shumë numri i subjekteve tregtare që shesin produktet duke ia u propozuar blerësve përmes telefonatave apo çdo mënyre tjetër komunikimi, në të njëjtën kohë rritet edhe shqetësimi tek qytetarët lidhur me këtë fakt”, thuhet në relacion.
Deri më tani telefonatat për marketing kontrollohen nga vetë subjektet tregtare që kryejnë këtë aktivitet, dhe pa u mbrojtur qytetarët nga këto thirrje. Me krijimin e regjistrit synohet që kjo situatë të ndryshojë, pasi subjektet do ta kenë të ndaluar të telefonojnë qytetarët që janë regjistruar si persona që nuk dëshirojnë thirrje të tilla. Po ashtu administratori i regjistrit do të kontrollojë aktivitetin e këtyre subjekteve me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale.
Po ashtu në projektligj thuhet se subjektet tregtare që operojnë në këtë industri marketingu do të paguajnë një tarifë për t’u regjistruar në regjistër dhe më pas një tarifë për të pasur akses në të.
“Tarifa është parashikuar të përcaktohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në relacion.
Po ashtu këto subjekte që kontaktojnë qytetarët për reklama të ndryshme e kanë të ndaluar të telefonojnë, dërgojnë sms apo të përdorin çdo mënyrë tjetër kontakti me qytetarët që nuk i kanë bllokuar këto rritje në fundjave, në ditë festash dhe përtej orës 19.00. Në rast se këto detyrime ligjore nuk respektohen subjektet do të ndëshkohen me gjoba nga 50 mijë lekë deri në 1 milionë lekë në varësi të shkeljes.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Aman shyqyr se ma çmenden: a do kredi nga NOA apo apo dyshek apo ke fitu nje pal shapka
PërgjigjuSi do i beje Zaloshnja sondazhet e leshit tani??
PërgjigjuAdios Bli Shit!
PërgjigjuOse ndryshe, operacioni kriminal i keqperdorimit te bazave te te dhenave shteterore per qellim te organizates mafioze Rama, tashme vec platformes ilegale patronazhisti, kerkon te identifikoje dhe targetoje kedo qe nuk deshiron “marketingun elektoral”. Ose shoqerite e komunikimeve nen pronesine e Rama-Doshi. Me ligj!!! Ku shkon ligesia e djajve
PërgjigjuKush të dojë le ti pranojë. Ti pranoi , un ndihem i bezdisur. Reklamuesit nuk kanë përse të shfrytëzojnë telefonin tim që e kam blerë vet , e karikoj vet me lek . Pse të ket axes dikush tietër? Pse të më bezdis duke qënë në punë apo qejf tim? Urgjent të kemi mu dësi denocimi , dhe gjobat të jenë të larta.