Në Monaco janë përcaktuar ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League për sezonin 2025-2026. Duket se do të jetë një sezon i mbushur plot me emocione.
Interi do të ketë përballje të forta me Liverpool, Dortmund, Atletico Madridit dhe Arsenal.
Për Juventusin pengesa kryesore është Real Madridi, por nuk duhen nënvlerësuar as Borussia Dortmundi dhe Benfika.
Atalanta do të përballet me Chelsean dhe kampionët në fuqi, PSG-në.
Ndeshjet e para do të luhen më 16 shtator, por orari i plotë do të duhet të presë deri të shtunën. Finalja do të mbahet më 30 maj në Budapest.
Nga ana tjetër, Liverpool do të ketë përballje me Real Madrid, Atletico Madrid, Inter, Eintracht Frankfurt, PSV Eindhoven, Marseille, Qarabag dhe Galatasaray.
Ndeshjet e para të Champions League do të luhen më 16 shtator. Finalja do të jetë më 30 maj në Budapest.

(Foto: Ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League)
/Lajmi në përditësim...
Komente







