BULQIZE- Dëgjesa publike e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës u shoqërua me tensione në Ostren. Banorët kundërshtojnë dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave përmes ankandit.
Sipas tyre, procesi nuk lidhet me zhvillimin e bujqësisë ashtu siç pretendohet nga bashkia por me ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
Tokat që janë në pronësi të bashkisë përdoren si kullota të përbashkëta nga banorët prej viteve ’90. Për shumë prej tyre, dëgjesat publike po përdoren thjesht si formalitet për të legjitimuar lejet për panele.
“Jemi në 2026 dhe ne akoma punojnë me gomere, ndërsa bashkia vjen këtu për panele. Ne kullotat e livadhet i përdorim për bagëtitë. Nuk i lëshojmë”, shprehen të revoltuar banorët.
Parqet fotovoltaike godasin drejtpërdrejt jetesën e banorëve që mbështeten kryesisht te bujqësia dhe blegtoria.
“Po në na marrin livadhet eshtë njësoj si të na marrin bukën e gojës. Ne stallat për blegtoritë i bëjmë vete, s’ka nevoje për investitorë. Këta gënjejnë se nuk i duan tokat për bujqësinë por për të bërë panele. Ne do t’i mbrojmë tokat me pushkë”, thanë ata.
E njëjta situata ishte dy ditë më parë në fshatin Gjoricë, ku asnjë banor nuk firmosi pro dhënien në përdorim të tokave pyjore dhe kullosore.
Këto nuk janë raste të izoluara. Nje muaj me pare, Bashkia e Bulqizës shpalli fituesin e ankandit për dhënien në përdorim të 21 hektarëve në fshatin Lubalesh. Ankandi u fitua nga kompania “Balla Energy Group” me një ofertë prej rreth 3.7 milionë lekësh në vit, e cila do te ndertoje impiante fotovoltaike.
Komente










Situata ne Shqiperi eshte absurde.Blektoret kane plotesisht te drejte te mbrojne mbajtjen e kullotave shteterore,si te tilla,pra si kullota,por nga ana tjeter,duket qe bashkia shikon se ku i del fitimi me i madh.Nuk e di nese kullotat shteterore ne Shqiperi jepen me qera(ketu ku jetoj jepen),por nese dhe ne Shqiperi jepen me qera,duket qe peshorja e fitimit nga qerate nxjerre prej atyre qe akoma /punojne token me gomere/dhe atyre qe do te ngulin panelet duket se anon nga keta te fundit.S.d.q kudo ne Shqiperi po shohim te njejtin trend,kullotat me te mira po shkojne per panele,zonat me te mira,per rezorte,malet me te famshem,per gurore,lumenjte per inerte e HCL,burimet ujore per tubacione firmash,etj,etj dhe duket se deshirat e popullit nuk po merren shume ne konsiderate.Dhe kjo eshte dicka shqetesuese dhe me pasoja afatgjata.
Përgjigju