Thomas Strakosha nuk po luan te BrentfordPremier League. Gardiani i Kombëtares la Lazion në verë dhe u bashkua me skuadrën angleze si transfer i lirë, me kontratë deri në verën e 2026. Shqiptari nuk po kalon një moment të mirë, teksa pësoi edhe një dëmtim që e la disa javë jashtë fushave të lojës. Me vetëm një ndeshje në Kupë, Strakosha duket se nuk dëshiron që "të ngrohë stolin" edhe në vijim.

Në një intervistë për "Tuttomercato" në Itali, agjenti i 27 vjeçarit shqiptar, Federico Pastorello ka treguar se në janar Strakosha mund të ndryshojë ambient.

"Ndoshta ata po mendonin të shisnin portierin e tyre, nuk e di. Ndihem pak i turpëruar sepse për një portier që ka mbi 200 ndeshjet në Serie A me Lazion, të gjesh veten duke mos luajtur në Brentford nuk është e lehtë. Është një anomali. Ne i kemi sytë shumë të vëmendshëm për të dëgjuar mundësitë që do të vijnë, nuk do të më çudiste nëse diçka do të shfaqet në janar edhe sepse vetë Brentford e kupton sikletin e Strakoshës për të jetuar këtë situatë", thotë agjenti i portierit.