Po pastronte borën në shtëpinë e tij, aktori i njohur amerikan plagoset rëndë

Po pastronte borën në shtëpinë e tij, aktori i njohur amerikan plagoset rëndë

Jeremy Renner

Aktori dhe muzikanti i njohur amerikan Jeremy Renner mbetet në gjendje kritike, pasi u plagos ndërsa pastronte borën me një nga borëpastruesit në shtëpinë e tij në fermën e tij midis Reno dhe Liqenit Tahoe. 51-vjeçar i “Marvel” u transportua me helikopter në spital të dielën.

Renner, i cili ka një vajzë nëntë vjeçare Ava me ish-gruan Sonni Pacheco, zotëron një numër borëpastruese të cilat i përdor për të pastruar hyrjen madhështore të shtëpisë së tij, si dhe rrugët dhe shtigjet në zonë.

Aktori i Hawkeye është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh poston për kushtet ekstreme të motit që godasin zonën ku ai jeton.

Menaxheri i tij nuk ka treguar se si ka arritur të plagoset kaq rëndë, duke bërë të ditur vetëm se “aksidenti lidhet me kushtet atmosferike gjatë heqjes së borës”, duke shtuar se aktori po merr “kujdes të shkëlqyer mjekësore” dhe pranë tij është familja.

"Ai është në një gjendje kritike, por stabile”, tha ai.

Një stuhi e fortë dimri goditi edhe një herë rajonin, duke rezultuar në humbjen e dhjetëra jetëve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Amendamenti i Bashës nuk kalon: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes

Amendamenti i Bashës nuk kalon: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes