Një punëtorë i një kompanie që mirëmban rrugën Fier-Vlorë ka mbetur i vdekur si pasojë e një goditje që ka marrë nga një kamion i po së njëjtës kompani, teksa ai po pastronte rrugën.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:43 minuta kur 60-vjeçari Ilia Kaçani ka qenë duke pastruar rrugën ndërsa kamiomni ka qenë duke ecur mbrapsht në vendin e quajtur Ura e Mifolit.

Të dhënat e policisë thonë se, kamioni “Volvo” me targë AA 674 LM drejtohej nga 40-vjeçari Dritan Buzi i cili ëhstë shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ja komunikata e policisë
Imformacion paraprak...
Policia: Rreth orës 16:43, ka ndodhur një aksident rrugor me pasoje vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën "Fier - Vlorë" pranë vendit të quajtur "Ura e re" Novoselë, ku automjeti "Kamion - Volvo" me targë: AA674LM, ka aksidentuar për vdekje shtetasin me iniciale: I.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë-Vlorë (Punëtor për mirëmbajen e autostradës).
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin:
Dritan Buzi, 40 vjeç, për të cilin po kryhen veprimet për arrestimin e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, punohet për detaje më tepër si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
aksident vlore

aksident vlore

aksident vlore

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)