‘Po përballet me një sfidë’/ Vajza e gazetarit të njohur e sëmurë, flet babai: Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja

‘Po përballet me një sfidë’/ Vajza e gazetarit të njohur e sëmurë, flet babai: Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja

Luna Methasani

Vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani vuan nga një sëmundje dhe në këto momente të vështira të shumtë kanë qenë miqtë e gazetarit që e  kanë mbështetur.

Mes shumë reagimesh është dhe një mesazh nga aktorja Suela Konjari, e cila i bën thirrje ministres së Shëndetësisë që të reagojë për rastin.

“Miq te dashur, kjo është Luna , e bukura plot miresi , vajza e mikut tim, Defrim Methasani , që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër ,ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të. Nga kjo natë unë do t’i lutem hënës për shëndetin tënd.Forca Luna! Shpresoj që të vihet në levizje znj Ministre e Shëndetësise për Lunen, bijen e një prej gazetarëve model. Ndihmën e shtetit e meriton Luna e Defrimi ! Leviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi. Miq të bëhemi bashkë për Lunën”, shkruan aktorja Suela Konjari.

Sakaq, vetë gazetari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale , ku bën thirrje që gjendja shëndetësore e vajzës së tij të mos spekulohet në media apo të bëhet objekt diskutimi, qoftë edhe për qëllimin emirë për të ndihmuar.

"Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj", shkruan gazetari.

Tutje, Methasani sqaron se ndonëse miqt e tij kanë bërë thirrje më herët për ndihmë, ai thotë se e vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është qetësia e vajzës dhe lutjet për shërimin e saj.

"Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!
Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!", ka shkruar gazetari.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetare: 14/08/2023 06:58

    Duke i uruar sherim te shpejte Lunes, Zoti eshte i madh dhe gjithçka Ai ka ne dore, kam edhe nje sugjerim per artikull shkruajtesit dhe gjithe brenda ketij shkrimi. Me mire do ishte t'i behej thirrje biznesmeneve nepermjet ketij shkrimi se Ministres. Se per prinderit te gjitha "Luna" jane dhe gjithashtu te gjithe e kane te pamundur te perballojne semundje te tilla. Qenja njeri, duhet te jete nje qenje humane per te gjithe, dhe jo me ndasi te tilla, Faleminderit per mirkuptimin!

    Përgjigju
  • Iris: 14/08/2023 00:41

    Duket qe ruajtjen e privatesise te jetes suaj, e keni te shenjte dhe dashje pa dashje ju kane shtyre te tjeret ne publik,por deklaratat tuaja kontradiktore,aq me teper qe problemi juaj te mos behet ceshtje diskutimi publik per 100 arsye,i ben personat e tjere dhe familjet e tyre qe kane patur nevoje per, e kane kerkuar ndihme te ndihen keq,te ndihen sikur kane ulur veten me kete akt,apo te jene bere shkaktare te venies ne pikepyetje te statusquose te sist.mjekesor ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Go West: 13/08/2023 12:21

    Respekt e nderim per Defrim Methasanin, njeri dhe gazetar model. Me te gjitha forcat per ti qendruar prane ne kete situate te veshtire. Publikoni edhe nje llogari online, shumkush ka kenaqesine te kontribuoi pavaresisht nga mundesite qe mundet te jene edhe modeste.

    Përgjigju
  • Llesh: 13/08/2023 11:47

    Jam dakord per te ndihmuar por kur vjen puna per njerez te thjeshte dhe te varfer asnje nuk degjohet,,,,

    Përgjigju
    • Scutari: 13/08/2023 12:24

      Nuk dëgjohet se shqiptarët janë ndarë në të pasur e në të varfër dhe këtë asnjëri nuk e thotë! Sa shqiptarë vdesin se nuk kanë lek të shkojnë nga vendbanimet e tyre në Tiranë që të marrin mjekimin e duhur, le pastaj se kush t'a ve veshin nëse shtrphesh në spital.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI