Report Tv në banesën e rrënuar e familjes Ismaili në Mbjeshtovë të Beratit! Të gjithë të sëmurë, të uritur dhe të pastrehë

Bashkim dhe Meleqe Ismaili janë të thyer në moshë. Njeri 75 dhe tjetri 70. Me tre fëmijë të sëmurë ata e shtyjnë ditën duke qarë

Familja Ismaili në Mbjeshovë të Beratit ndoshta është nga më fatkeqet në vend. Pesë pjesëtarët jetojnë dramatikisht.

Nuk kanë shtëpi, as ushqim dhe asnjë prej tyre nuk është forcë pune.  Meleqe merr pension 7 mijë lekë dhe Bashkimi 13 mijë lekë. Të dy janë të sëmurë dhe një pjesë e pensionit shkon për të blerë ilaçe.

‘Me ato që kam, me ato halle që kam dhe me atë pension që kam unë nuk bëj dot. Unë jam me zemër, vuaj nga zemra dhe fëmijët nuk i kam të aftë fare për punë’, - u shpreh një grua.

Kanë tre vjet që jetojnë këtu në magazinë. Shtëpia e tyre po kaq e rrënuar u shemb plotësisht. Një fqinj zemër mirë iu afroi këtë hapësirë. Por tani atij i duhet dhe nuk mund ta strehojë më familjen e mjerë.

 “Jemi pa shtëpi, siç e shikoni vetë. Shtëpitë i patëm ishin shumëvjeçare,  që nga fillimi i kooperativës. Ato na ranë, erdhëm këtu tek kjo depo këtu. Edhe tek kjo erdhi ai shoku dhe na tha nuk do qëndroni më këtu. Tani se çfarë do bëjmë ne se di”.- tha një nga fqinjët.

Këtu nuk bëhet fjalë për kushte apo higjienë. E gjitha është katastrofë dhe dy të moshuarve u mjafton të kenë një gjoja çati mbi kokë, të paktën për fëmijët e sëmurë.

‘Neve jemi në një gjendje të mjeruar, prandaj i kërkojmë qeverisë, shoqatës kushdo që i ka kompetencat për këto gjëra që të na ndihmojnë se nuk kemi mundësi të ecim më’. – tha një qytetarë.

Të vetmit që ndoshta interesohen për këtë njerëz të lënë vetëm dhe në masakrën e varfërisë, janë këta burra që sollën pak ushqime kohën kur Report Tv po xhironte.

 ‘Atë pension që marrin këta, 200 mijë lekë të vjetra, ata i marrin ilaçe për syrin, nga zemra. Edhe e shoqja është e sëmurë, 3 fëmijët i kanë të sëmurë.  Këta 5 veta që janë këtu. Ja dollapi i tyre pa bukë, pa gjë, ja soba e tyre, s’kanë as miell të gatuajnë sot. Prandaj i bëj thirrje, qeverisë bashkisë, instancave përkatëse të vërë dorën në zemër për këta njerëz.’- tha njëri nga qytetarët.

Jashtë barakes ata nuk mund të kërkojnë asnjë ndihmë. Shitësi pranë tregon listën me borxhet e familjes Ismaili. Ndoshta nuk do të shlyehen kurrë dhe ai ngurron tu afrojë më bukë e ushqime.

 ‘Është një familje e varfër, me dy të sëmurë, me dy pleq. Do një ndihmë nga shteti po pati mundësi t’i japi një ndihmë. Se edhe këtu unë se se mbaj dot, se ata kërkojnë ushqime duan të hanë por mua më ka vajt borxhi  gati 2 milion lekë këtu’. – tha shitësi.

Dikush i ka mësuar që pleqtë të ankohen dhe të kërkojnë ndihmë në shtet. E vetmja rrugë që ata kanë bërë është deri në komunë. Aty u premtuan shumë...por në të vërtetë asgjë. Këto jetë të lodhura 50 km larg qytetit po vdesin ditë pas ditë.

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 14/06/2021 00:01

    Ah Shqipëri e bekuar ah Shqipëri e mjera kush po të lëndon aq shumë...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb