Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Rama gjatë fjalimit në ambientet e Kryeministrisë vlerësoi punën e bërë prej tyre ndër vite, ndërsa fillimisht foli për rritjen e pensioneve dhe bonuset e fundvitit dhe të pranverës.

'Për ne do të jetë në dy drejtime njëra anë në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të rritura nga rritja ekonomike tek pensionistët përmes bonuseve, duke filluar nga bonusi i fundvitit. Tradicionialisht ka qenë simbolik por më pas u rrit. Me një tjetër bonus që do të jepet në pranverë si rezultat i mundësive të rritura të ekonomisë.'

Në lidhje me pensionet, ai foli për rritjen e mundësive që ka krijuar ekonomia e vendit, duke e lidhur këtë rritje me angazhimin për të shpërndarë një pjesë të të ardhurave të rritura tek pensionistët, përmes bonuseve të fundvitit dhe pranverës, që këtë vit do të jenë më të larta se vitet e kaluara.

‘Ne duam të kthehet në një mundësi të vit për vitshme. Ndërsa nga ana tjetër jemi në procesin e përgatitjes së një rritjeje të fondit të pensioneve qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore por edhe duke rritur buxhetin në dispozcion të pensioneve. Besoj se për të gjithë ata që bëjnë llogari, shumë e qartë bëhet fjalë për një numër shumë të madh pensionistësh dhe shifra shumë të mëdha për buxhetin tonë. Kjo vlen edhe për vendet më të zhvilluara. Kur vjen puna tek pensionet kanë sfidë në vete dhe në çdo vend ky është debat i vazhdueshëm. Plani i rritjes graduale të pensioneve nuk do ishte diskutim që do bëhej. Sot ekonomia na e ka krijuar këtë mundësi.’

Kryeministri theksoi se rritja e pagave mesatare dhe të ardhurat më të larta nga sigurimet shoqërore janë një tregues i fuqizimit të ekonomisë dhe se kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të pensionistëve.

‘Nga vlerësimi i INSTAT paga mesatare rezultoi më e lartë se ambicia jonë. Për të pasur pagë mesatare 900 euro në sektorin public. INSTAT e nxori 968 euro. Rezultat i rritjes ekonomike, e dyta shenjë shumë e mirë dhe në funksion te pensioneve. Garanci për fondin e siguriomeve shoqërore. Ku rritet një pagë ka një përfitim më shumë për pensionistët. Shumë pozitive që edhe sektori privat po ndjek të njëjtin trend. E veçuam këtë takim sepse jeni një kategori e shërbëtorëve të këtij shteti që meritoni një vlerësim të veçantë.‘

Në një pjesë tjetër të fjalës, ai bëri një pasqyrë të dhimbshme për humbjet e jetëve të punonjësve të policisë, duke përmendur 227 dëshmorët e Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

‘Nuk e harroj kur asokohe në opozitë shkonim herë pas here tek shtëpia SHQUP, te godina e ish-shtëpisë së ushtarakëve për të bërë homazhe. Mblidheshin drejtuesit e policisë, kolegë, shok të atyre që kishin rënë në krye të detyrës. Kjo e bën më të madhe detyrën për të qenë falenderues ndaj të gjithëve ju.’

Kryeministri nënvizoi se ky është një përkushtim i jashtëzakonshëm dhe një sakrificë e madhe, që kërkon një vlerësim të veçantë për ata që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë për sigurinë e vendit.

'Pensionistët nga 2014 e sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara si të njerkës. Ky është dallimi. Shumë i dhimbshëm. Lexohet në të gjitha shifrat. Mjafton të shikosh kolonat. Para dhe pas 2014. Me diferencë ndryshe. Çdo pagë që rritet është lajm i mirë për fondin e pensioneve. E shikoni vetë. E ndiqni policinë e shtetit. Është si një skuadër ku edhe kur ka ndaluar së luajturi je i lidhur me të.’

Duke e përfunduar fjalimin, Rama theksoi angazhimin për të përmirësuar më tej kushtet e punës dhe pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke theksuar se rritja e teknologjisë dhe modernizimi i institucioneve janë pjesë e planit për të rritur prestigjin e këtij institucioni.

‘Ne po bëjmë çmos të rrisim prestigjin e policisë së shtetit. Pagat, të rrisim teknologjinë. E sigurt të gjitha ato arritjet e policsë që mund ti numërojmë nuk do kishin ndodhur ju të gjithë. Megjithëse nuk jeni aktivë sot jeni baza ku është dnërtuar muri gur pas guri i policisë. Jeni dhe të gjithë mësues në punë. Të arrijmë të mbyllim negociatat përpara se BE të kthehet në atë humorin e mëparshëm. Po shkojmë të bëjmë atë gjënë nesër. Paçi vetëm shëndet dhe mirësi në familjet tuaja dhe jetofshi sa më gjatë që të shikoni meraqet tuaja. Unë i di mirë, por nuk po e përmendim që të mos ju marrim në sysh’.

Ndërsa ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shprehu vlerësimin e kontributit të ish-punonjësve të policisë, Gardës dhe zjarrfikësve gjatë misioneve në shërbim të vendit.

‘Fakti se 227 Dëshmorë të Atdheut kanë humbur jetën në krye të detyrës është dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e rendit, sigurisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Ky është një borxh që shteti dhe shoqëria jonë nuk mund ta harrojë dhe nuk mund ta shpërblejë kurrë plotësisht. Frytet e punës suaj ndër vite janë të prekshme sot. Në vitin 2013, numri i vrasjeve me dashje në vend ishte 107. Sot, ky numër është ulur 3 herë, duke sjellë Shqipërinë në nivelin mesatar europian për kriminalitetin.  Këto përmirësime nuk janë rastësi, por rezultat i drejtpërdrejtë i punës suaj të palodhur, i reformave dhe investimeve në sektorin e sigurisë’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
'Policia e Shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti', Rama me ish-efektivë të uniformave blu: Ata që thonë do i bëjmë pensionet 500-1000 euro, shesin qilima fluturues të Sudes

 

Gjatë fjalës së tij me ish-punonjës të policisë, Edi Rama tha se dikur uniformat blu ishin të tradhtuara nga vetë shteti. Ndërsa sa i përket premtimeve të partive opozitare dhe veçanërisht PD-së për pensionet, i quajti si premtime të Sudes.

Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Ata që vuajnë këtë pasojë dhe viktima të politikës qorre dhe papërgjegjshmërisë të atyre thonë do e bëjmë pensionin 500 euro 1000 euro. Shesin qilima fluturues të Sudes. Pensionistët nga 2014 e sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara si të njerkës. Ky është dallimi. Shumë i dhimbshëm. Lexohet në të gjitha shifrat. Mjafton të shikosh kolonat. Para dhe pas 2014. Me diferencë ndryshe. Çdo pagë që rritet është lajm i mirë për fondin e pensioneve. E shikoni vetë. E ndiqni policinë e shtetit. Është si një skuadër ku edhe kur ka ndaluar së luajturi je i lidhur me të.’

Ora 18:06
'227 dëshmorë në uniformat blu', Rama me ish-punonjës të policisë: Shifër e pabesueshme për 'Demokracinë'! Kur ishim në opozitë shkonim tek SHQUP për homazhe

 

Kryeministri Rama ishte sot në një takim me ish punonjës të policisë së shtetit ku ndër të tjera theksoi rëndësinë që kanë uniformat blu, aq më tepër që sipas tij ka pasur shumë humbje jete nga radhët e policisë, 227 dëshmorë një shifër jo normale për një vend demokratik. 

‘Nuk ka kategori tjetër që të numërojë brenda radhëve të veta njerëz që kanë humbur jetën për shkak të detyrës siç është rasti i policisë së shtetit. 227 dëshmorë, në uniformat blu, gati-gati nuk të besohet që është një numër që korresponon me demokracinë. Jo shumë vite më parë, deri pak më shumë se një dekadë trupat e policisë, drejtuesit, e humbnin jetën si diçka që ishte pjesë e punës. Nuk e harroj kur asokohe në opozitë shkonim herë pas here tek shtëpia SHQUP, te godina e ish-shtëpisë së ushtarakëve për të bërë homazhe. Mblidheshin drejtuesit e policisë, kolegë, shok të atyre që kishin rënë në krye të detyrës. Kjo e bën më të madhe detyrën për të qenë falenderues ndaj të gjithëve ju.’

Ora 17:52
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve

 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga takimi i zhvilluar pasidten e sotme me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, tha se reforma e ndërmarr nga qeveria për pensionet do të garantojë rritje pensionesh duke nisur nga më të ulëtat.

Po ashtu, ministri theksoi se do të ketë edhe mbështetje për familjet e dëshmorëve.

‘Ne kemi nisur një aksion të madh kundër informalitetit ekonomik, për të siguruar më shumë të ardhura për fondin e pensioneve. E dimë se dalja në pension është një proces, e për këtë qeveria është e angazhuar për: Rritjen e pensioneve, duke nisur nga ato më të ulëtat; Përmirësimin e shërbimeve shoqërore për pensionistët, duke garantuar akses më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe programe mbështetëse për një cilësi më të lartë jetese; Zhvillimin e politikave që synojnë të adresojnë sfidat e specifike të ish-punonjësve të sektorit të sigurisë, përfshirë ndihmën për familjet e dëshmorëve dhe përfitime më të mëdha për ata që kanë dalë në pension', tha ai. 

Ministri Hoxha theksoi se ndërsa në 2013 kishte 107 vrasje, sot kemi 3 herë më pak. Hoxha shprehu vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit. 

‘Fakti se 227 Dëshmorë të Atdheut kanë humbur jetën në krye të detyrës është dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e rendit, sigurisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Ky është një borxh që shteti dhe shoqëria jonë nuk mund ta harrojë dhe nuk mund ta shpërblejë kurrë plotësisht. Frytet e punës suaj ndër vite janë të prekshme sot. Në vitin 2013, numri i vrasjeve me dashje në vend ishte 107. Sot, ky numër është ulur 3 herë, duke sjellë Shqipërinë në nivelin mesatar europian për kriminalitetin.  Këto përmirësime nuk janë rastësi, por rezultat i drejtpërdrejtë i punës suaj të palodhur, i reformave dhe investimeve në sektorin e sigurisë.

Policia, Garda dhe Shërbimi Zjarrfikës gëzojnë një status ushtaraku që reflekton rëndësinë e jashtëzakonshme të misionit dhe përmbushjes së detyrave tuaja në shërbim të sigurisë kombëtare. Ky status i veçantë mbart me vete trajtim më të mirë financuar të punonjësve me uniformë, dalë në pension', tha ai. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 422 dëshmorë jo 227: 16/12/2024 18:47

    Nderoni "të Rënët". Janë 427. Lexoni librin me fakte të Hilë Lushakut dhe Bajram Ibraj që të kuptoni të vërtetën e 205 dëshmorëve që nuk nderohen sot e kësaj dite me respektin që meritojnë.

    Përgjigju
  • Tes: 16/12/2024 18:03

    Cmimet rritur 150% nga 2013...po pensionet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS