Një peshkatar nga qyteti i Elbasanit me iniciale N.M 73-vjeç ka rënë në ujërat e Shkumbinit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është mbytur.
Sipas të dhënave të policisë, ai ka qenë duke peshkuar në momentin kur nga një pakujdesi ka rënë nga ura në të cilën kishte vënë grepin dhe ka përfunduar në ujë.
Ndonëse ka tentuar që të dalë nga rrjedha e lumit, prurjet e shumta të tij nuk e kanë lejuar, duke shkaktuar kështu mbytjen.
Në anën tjetër të urës ka qenë vetëm një i ri i cili gjithashtu po peshkonte.
Rexhino Muça thotë se, burrin nuk e njihte por e kishte ndihmuar që të mblidhte grepin para se të ndodhte ngjarja.
Ai ka dëgjuar britmat dhe ka parë burrin të bjerë në ujë.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës dhe efektivë policie të cilët kanë filluar kërkimet për burrin e rënë në ujë dhe për të bërë të mundur identifikimin e tij.
Ai kishte një biçikletë dhe mjetet e peshkimit, por asnjë dokument identifikimi me vete.
Ja njoftimi i policisë
Gjatë ditës së djeshme një shtetas, ka qenë duke peshkuar dhe aksidentalisht, ka rënë nga ura e Lumit Shkumbin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, grupi hetimor si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore bëri të mundur gjetjen dhe identifikimin e tij, ku rezultoi se trupi i përket shtetasit: N.M, 73 vjeç, banues në Elbasan
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com