
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës thotë se ka arrestuar një informatore ruse, e cila po përgatiste një sulm ajror në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës, Zelensky në fund të korrikut.
Megjithatë, agjentët e SBU kishin marrë informacion në lidhje me aktivitetet e të dyshuares dhe kishin marrë masa shtesë sigurie.
Në komunikime, SBU zbuloi se ajo kishte për detyrë të identifikonte vendndodhjen e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione të forcave të armatosura.
Sipas hetimeve, gruaja ishte një banore në Ochakov, në jug të Ukrainës, dhe një ish-shitëse në një dyqan ushtarak në territorin e një prej reparteve ushtarake të rajonit.
Ajo dyshohet se udhëtoi në Mykolaiv dhe filmoi vendndodhjet e objekteve ukrainase.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Erdogan do t'i propozojë Putinit një armëpushim të hershëm! Arrestohet informatorja ruse, po përgatiste sulmin ndaj Zelensky








