Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trente të Italisë, teksa po punonte në një kantier ndërtimi, duke rinovuar një godinë.
Sandër Cerri, ri cili po punonte për rinovimin e pallatit, ndërroi jetë pasi një pjesë e murit e zuri poshtë.

Ai mbeti i plagosur rëndë, dhe u dërgua për mjekim në spital, po fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Cerri ishte me origjinë nga Durrësi dhe ishte martuar prej 13 vitesh.
Së bashku me familjen jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore.

