Po punonte si murator, 66 vjeçari shqiptar në Itali ndërron jetë pasi u rrëzua nga skelat e ndërtimit (EMRI)

Po punonte si murator, 66 vjeçari shqiptar në Itali ndërron jetë pasi u rrëzua nga skelat e ndërtimit (EMRI)

Foto ilustruese

Një 66 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Verona të Italisë ku punonte si punëtor ndërtimi. Kujtim Aliraj është rrëzuar në kantierin e ndërtimit të një banese ku po punonte së fundmi. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por besohet se shqiptari ka rënë nga skelat që mendohet se arrinin lartësinë e tre metrave.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pavarësisht transportit të menjëhershëm drejt spitalit, Aliraj ka ndërruar jetë. Në kantierin e ndërtimit, policia po heton nëse standartet e sigurisë janë zbatuar siç duhet.

“Shqetësuese dhe e dhimbshme të shohësh një tjetër vdekje në punë, për më tepër në një kantier ndërtimi që nuk duhej të ishte krijuar pa pasur masat minimale të sigurisë. Janë të paktën 24 vdekje të konfirmuara në vendin e punës, një spirale e pafund. Ne nuk mund të bëjmë një hop në cilësi pa ndërgjegjësimin e plotë të të gjithë shoqërisë! CISL Verona u kërkon njerëzve të raportojnë, ne nuk mund të lejojmë që heshtja të bëhet bashkëfajësi. Ka të gjitha mjetet për të pasur anonimitet. Kushdo që sheh një kantier dhe një situatë të rrezikimit të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, ka për detyrë morale të thërrasë forcat e policisë për verifikimin në kohë të situatave”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga policia e Veronas.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin