Merak të madh e ka patur dhe vazhdon ta ketë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe shumë pas tyre, faktin se “Edi Rama konsiderohet dhe është lider Rajonal”. Gjithashtu “merak” të madh e kanë ata edhe faktin se, Edi Rama ka arritur të ketë në 8 vitet e para të pushtetit tij, një armatë të madhe me miq, kryesisht kryetarë shtetesh anëtarë të Bashkimit Europian,ata të Ballkanit dhe më kryesorja ndjehet i privilegjuar në Shtëpinë e Bardhë. Lider nuk lind, lider bëhesh, dhe jo me smirë, inate personale, apo me mentalitete të vjetëruara. Edi Rama e nisi rrugëtimin e qeverisjes së këtij vendi, me një premtim të madh, të zhbëjë gjithçka të keqe të paraardhësit të tij, dhe të bëjë gjithçka duhet për një Shqipëri Europiane. Dhe kjo nuk kërkon të jesh “i vogël”, cinik, apo dhe aventurier politik, por kërkon përgjegjshmëri morale dhe qytetare, kërkon të mos jesh më “nacionalist” se nacionalisti, por të jesh patriot dhe ti shohësh gjërat me dritëgjatësinë e liderit. Po, Rama është një lider Rajonal. E ka dhënë provë me zgjidhjen e shumë problemeve që Shqipëria kishte të trashëguara me Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Turqinë, apo dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Edi Rama është iniciatori i shumë nismave rajonale që i shërbejnë normalizimit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror. Ai ka arritur në kohë reale të përmbushë detyrimet apo siç quhen ndryshe “detyrat e shtëpisë” nga Bashkimi Europian, dhe ka të gjithë të drejtën morale ti kërkojë pas tyre, llogari mbi çdo vonesë të pajustifikueshme. Mini-shengeni Ballkanik, nuk mbetet shpikje e Edi Ramës, por një dakortësi kryeministrash dhe kryetarësh shtetesh të Ballkanit, që u lodhën duke pritur pas dere në Bruksel për të hapur negociatat dhe anëtarësuar në BE. Nga Shkupi, ku u organizua Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama e ka theksuar edhe një herë idenë dhe arsyetimin përse Minishengeni nuk është ashtu siç “predikohet”, por një nismë sipas tij e vonuar dhe që duhet realizuar tani, jo pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kryeministri theksoi faktin se “ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën, duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asgjë të re në fakt, por thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i BE, duke synuar jetësimin e katër lirive themelore të BE, lirinë e lëvijes së njerëve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve”. Duke u ndalur tek liria e lëvizjes ai tha se “nuk kemi arsye në botë ne duhet të presim të mbyllur brenda kufijve tanë me kurriz ndaj njëri tjetrit sic kemi ndenjur 500 vjet ndërkohë që rrugëtimi i secilit vend në BE ka kohën, ritmin e kushtëzimin e vet jo thjesht nga cfarë bëjmë ne por nga cfarë mendojnë të tjerët, se në fund të ditës kur ne integroheni në BE do bëjmë ekzaktësisht këtë që bëjmë sot pa BE”. Edi Rama, mbetet sot një zë i fuqishëm në Ballkan dhe më gjerë, duke marrë vlerësime maksimale dhe inkurajuese për përmbushjen e misionit të nisur. Firmosja e tre memorandumeve në Forumin e Rajonal Ekonomik në Shkup, do të sjellë progresin dhe bashkëpunimin e duhur mes vendeve të Rajonit, duke finalizuar për “Open Ballkan” marrëveshje me leverdi për vendet dhe qytetarët e tyre. Po, Edi Rama është sot lider Rajonal, dhe këtë po e thonë sot mediat më dinjitoze të Europës dhe SHBA-së, paçka se në Tiranë, frëngjitë e “kullave” nga Partia Demokratike nuk duan ta pranojnë. Askush si ai, nuk ka mundur të arrijë suksesin e tij. Askush si ai, nuk ka arritur deri sot të bëjë Shqipërinë “strumbullarin” e shumë nismave Rajonale dhe Eruopiane, me objekt zhvillimin ekonomik të çdo vendi pjesëmarrës. Natyrisht objektivi dhe e ardhmja e Shqipërisë mbetet Bashkimi Europian, por ajo që po bën Edi Rama është lëvizja e duhur e një kryeministri të përgjegjshëm dhe kompetent, e një lideri Rajonal, për të përmbushur një premtim që nuk e dëmton aspak aspiratën e shqiptarëve, përkundrazi, i bën ata më dinjitozë, më të barabartë dhe më të zhvilluar me qytetarët e tjerë të Europës.
Komento
PO ik o tur se le nam duke shkruar gjera qe as vete nuk i beson per tju lepire pushtetit
PërgjigjuPo si behesh lider ballkani? Duke iu bindur urdhrave te Vuqiqit? Duke dal i pari e justifikuar politikat neo Jugosllave? Duke u bere fytyre per prapaskenat e forcimit te Serbise? Keshtu behen te gjithe lider ballkani, mjafton te thuash urno si urno te Serbia dhe ja, gjoja te vene ty te parin! Kshu po quhesh Lider ballkanik dhe Global
Përgjigju