Një 23-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën për shkak të një incidenti teksa riparonte mjetin e tij në një servis.

Sipas njoftimit të policisë, personi me iniciale L.D., është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
23-vjeçari vdiq duke riparuar makinën, arrestohet pronari i servisit në Librazhd

1771239313_1770386024policiaeshtetit.jpg

Pronari i objektit në  fshatin Dardhë në Librazhd ku humbi jetën një 23-vjeçar ditën e diel, është arrestuar.

Sipas policisë, 40-vjeçari me iniciale I.P., u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. 

Ai kishte punësuar vëllain e tij, me iniciale J.P,, në servisin e tij dhe një person tjetër, me iniciale M.Q.

23-vjeçari me iniciale L.D. humbi jetën nga një aksident teksa po riparonte automjetin e tij në këtë servis. Ai u dërgua në spital, por s’mundi t’u mbijetonte lëndimeve.