'Po rrinte pranë trupave të shokëve se mendonte se po flinin', 3-vjeçarja Emmy, e vetmja e mbijetuar nga sulmi në Tajlandë! E paqartë dhe një mrekulli se si shpëtoi

'Po rrinte pranë trupave të shokëve se mendonte se po flinin', 3-vjeçarja Emmy, e vetmja e mbijetuar nga sulmi në Tajlandë! E paqartë dhe një mrekulli se si shpëtoi

Emmy

Tre vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes së saj të  ngushtë në çerdhen në Tajlandën veriore,  kur sulmuesi hyri i armatosur me një armë dhe një thikë duke shkaktuar një masakër.

Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth tre vjeç, pak më herët ishin duke u marrë me vizatime dhe duke shkruar. Rreth orës 10:00 me orën lokale, mësuesit i dërguan fotografi prindërve të tyre teksa fëmijët ishin në çerdhe të qeshur dhe të lumtur.

Dy orë më vonë, në kohën e gjumit, ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë. Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.

Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Është e paqartë por dhe një mrekulli se si e vogla mbijetoi.

3 vjeçarja Emmy u gjet zgjuar, e përkulur pranë trupave të pa jetë të shokëve të klasës, ndërsa mendonte se ata ishin duke fjetur.

"Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua,"  tha për BBC-në gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong nga shtëpia e familjes.

"Ajo mendoi se miqtë e saj ishin ende në gjumë. Një oficer policie ia mbuloi fytyrën me një leckë dhe e largoi nga gjaku", shtoi ai.

“Ne flasim në heshtje ndërsa ajo luan me çizmet e saj të preferuara Hello Kitty Wellington në kopsht. Ajo vazhdon të pyesë për mikun e saj më të mirë, Pattaraëut tre-vjeçar, i cili njihej gjithashtu si Taching.”

Nëna e Emmyit thotë se i kanë treguar se shokët e saj kanë vdekur, por është shumë e vogël për ta kuptuar këtë gjë.

“Gjyshja e saj më në fund i tha se shokët e saj të shkollës kishin vdekur të gjithë, së bashku me mësuesin e saj dhe qendra e kujdesit ditor është e mbyllur”, tha nëna e saj.

 

"Ajo thjesht dëshiron të shkojë në shkollë çdo ditë. Ne duhet të vazhdojmë t'i themi se shkolla është mbyllur. Ajo është shumë e re për të kuptuar konceptin e vdekjes."

Ritet budiste funerale dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë. Familjet e qytetit të vogël rural në Tajlandën verilindore po përpiqet të mbështesë familjet në ankthin  dhe  në pikëllimin e tyre të cilët kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

“Prindërit pyesin: "Ku është një vend i sigurt për fëmijët e tyre?" Jam shumë i trishtuar dhe kërkoj që çdo autoritet të forcojë sigurinë tonë,” tha xhaxhai i Emmy-t, Veerachai Srithong.

Një masakër ndodhi të enjten, më 6 tetor në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës ku të paktën 38 persona, 23 prej tyre ishin fëmijë humbën jetën gjatë një sulmi me armë.  Autori i sulmit, i identifikuar si Panya Khamrab, ishte një ish oficer policie i përjashtuar nga radhët e saj vitin e kaluar për shkak se ishte konstatuar si përdorues droge. Pas masakrës policia u vu në ndjekje të 34 vjeçarit, por u gjet i vetëvrarë. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'