Dosja 'Flakë në det'/ Trafikantët shkëmbyen drogën në mes të detit! Kokaina s'u gjend, ukrainasit i vunë flakën kanabisit

Dosja 'Flakë në det'/ Trafikantët shkëmbyen drogën në mes të detit! Kokaina s'u gjend, ukrainasit i vunë flakën kanabisit

Report Tv ka siguruar dosjen e operacionit ‘Flakë në det’. Sipas dosjes trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabis ne mes të detit adriatik më 15 gusht. Dyshohet se gomonia e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, e cila ishte me lëndë narkotike kanabis drejtohej nga Besnik Brokeri. Pasi është bërë shkëmbimi i kanabisit me kokainën, e cila vinte me nje verlierë nga Mali i Zi, gomonia të cilën e drejtonte Brokeri, është sekuestruar pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë.

Por brenda saj nuk është gjetur lënda narkotike kokainë, e cila dyshohet se është marrë nga trafikantët shqiptarë. Ndërkohë veliera me lëndë narkotike kanabis, që drejtohej nga dy ukrainasit është konstatuar në afërsi të Kepit të Rodonit. Dy ukrainasit pasi kanë konstatuar prezencën e policisë i kanë vënë flakën kanabisit.

"Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrahinas Kyrylo Ponomarenko dhe Konstandit Bellon, që ndodheshin në mjetin lundrues "veliere" kanë vënë flakën mjetit lundrues, në të cilin ndodhej lënda narkotike, dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga "Laguna e Patoku Kurbin, me shpejtësi është larguar duke u ndjekur nga forcat e policisë. Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë.

Në këtë mjet lundrues nuk u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, për shkak se ky mjet u largua me shpejtësi në momentin që ka konstatuar focat e policisë dhe pas disa orësh ndjekje e kërkime të kryera nga policia është bërë e mundur kapja e këtij mjeti lundrues i cili në momentin e kapjes drejtohej nga i dyshuari Besnik Agron Brokeri.’- thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Arrestimi i 6 trafikantëve, policisë i shpëtoi skafisti ‘kapelja’ me kokainën! Droga do fshihej në restorantin e Çelës në Fushë-Kuqe! Ish efektivit iu gjetën 10 mijë euro


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga Rithemelimi në ballkon dhe Kuvend! Deputetë pa pikë turpi sulmojnë një institucion kushtetues

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga Rithemelimi në ballkon dhe Kuvend! Deputetë pa pikë turpi sulmojnë një institucion kushtetues