Po shkojmë, për dreq, me vrap e me dëshirë drejt përplasjes më 30 qershor

Po shkojmë, për dreq, me vrap e me dëshirë drejt përplasjes më 30 qershor

Tashmë fushata elektorale për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor ka filluar. Edi Rama nuk pranoi asnjë negociatë. Palët politike duhet të zbresin në tapetin e përballjes, ballë për ballë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha duket më i vendosur se kurrë për të mos lejuar Ramën që të zhvillojë zgjedhjet farsë më 30 qershor.

Edi Rama ka filluar t’i shkruajë fjalimet që do të lexojë, çka do të thotë se e ka ndarë mendjen fort për ta provuar kokën e tij me kokën e Bashës dhe të popullit opozitar.

Ndërkohë, për çudi, vijnë të huaj, flasin të huaj, nxjerrin trakte ambasadat kundër protestës, por asnjë nuk merr inisiativën për t’i ulur palët, njëherë e mirë, që të bien dakord se duhet ndryshuar krejtësisht ky sistem politik i kalbur. Por ndryshimi kërkon NEGOCIATOR.

Dhe si për dreq, ne shqiptarët, besojmë më shumë të huajt se sa veten tonë!

Ndërkohë të huajt janë të zhytur në hallet e tyre europiane dhe amerikane. Janë të lodhur dhe të mërzitur nga ricklimi i krizave shqiptare. Në vitin 1997, në vitin 1998, prapë në vitin 2006, në vitin 2017 dhe përsëri në vitin 2019. Kriza që nuk ndalojnë edhe nëse 30 qershori do të shtyhet.

Ka nevojë që palët të ulen, seriozisht. Jo për të kaluar krizën e radhës, por për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për Shqipërinë.

Duhet reformuar gjithçka ose pothuaj gjithçka. Duhet prekur Kushtetuta dhe ajo nuk mund të bëhet me ato deputetë “opozitarë” sehirxhinjë apo si quhen “deputetët e pilafit”. Duhet ndryshuar sistemi zgjedhor, në mazhoritar apo mazhoritar-proporcional. Edhe proporcional kombëtar.

Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me 2/3 e votave dhe jo me 71 apo me shumicën e thjeshtë të numrit 71 deputetë. Duhen dy dhoma, e parlamentit dhe Senati. Nëse lajthit njëri nuk mund të lajthis edhe tjetri!

Duhet që qeveria tranzitore të jetë në Kushtetutë, të paktën për 30 vite derisa të kulturohemi si politikë, e cila të ketë qeveri tremujore zgjedhore, që të administojë zgjedhjet politike. Pra para zgjedhjeve politike, të ngrihet qeveria e administrimit të zgjedhjeve!

Duhet që, për të mos u përsëritur krizat e forta, të futet në Kushtetutë, që nëse një grupim politik parlamentar largohet nga parlamenti duke i djegur mandatet, të shkrihet si formacion politik me ligj.

Duhet të ndryshohen shumë gjëra njëherë e mirë!

Por, që të shkohet në këtë ulje, për të shpëtuar vendin dhe rregulluar shtetin e kombin shqiptar, palët të ulen në tavolinë.

Me apo ndërkombëtar ndërmjetës, kjo varet nëse Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë akoma dëshirën se mund ta bëjnë Shqipërinë.

Por që të shkohet atje, ku të gjithë presim dhe ku presidenti të jetë rregullatori numër një i kësaj tryeze kombëtare, duhet që kryeministri të bëjë hapin e madh pas, për shtetin.

Fatkqësisht duket se nuk do dhe nuk duan!

Po shkojmë, për dreq, me vrap e me dëshirë drejt përplasjes më 30 qershor.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 04/06/2019 16:06

    Po' sa shum zieni per interesa ekonomike personale due futeneni dhe popullin ne sherre dhe konflikte, po' sa mire jeni kur ndani koncesionet,tenderat e spitaleve qe behet fjale me miliardario euro, per PPP, per minierat, a po e kuptoni se Shqiperine po' nxjerrni ne ankend e shikoni si e keni be popullin tu fol me vete kandatisur dhe prap populli i shkrete ju beson Juve se nuk e din sa shifror ju ka vajtur shuma marramendese e eurove, Juve politiken e perdorni si me qene SH.P.K mundesisht me takse zero

    Përgjigju
  • nuk ka perplasje: 03/06/2019 21:48

    ik o nikoll se nuk tremb njeri.burgjet hapur jane per rremujaxhinjte.ashtu si dhe kutite e votimit per njerezit e civilizuar.po do te largosh dike largoe me vote .kjo quhet demokraci.te tjerat jane 1997.dhe nuk besoj se populli ha bar iku koha e berishes and co.dhe e jotja bashke

    Përgjigju
    • The Outsider: 04/06/2019 21:07

      Fjalē me vend.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit