Opozita kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, Nazarko në ‘Real Story’: Vështirë ta prishësh ‘duopolin’ PS-PD! Minxhozi: Ramës i interesojnë zgjedhje të parakohshme

Pesë parti të opozitës ndryshimin e sistemit zgjedhor me synimin kryesor për të patur lista të hapura në zgjedhjet parlamentare, por edhe me synimin për t’i dhënë fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Kjo temë u trajtua në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla. Shpëtim Nazarko u shpreh se është e vështirë ta prishësh duopolin PS-PD dhe sipas tij kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht situatës në cilën ndodhet Partia Demokratike.

Por, këto ndryshme në sistemin zgjedhor a mund të sillnin zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë? Nazarko thotë se kryeministri Edi Rama nuk është i interesuar për një gjë të tillë, por nuk ndan të njëjtin mendim analisti Skënder Minxhozi. Sipas tij, Rama është i vetmi që ka interes që të mbahen zgjedhje të parakohshme me qëllim që të tregojë pozitën e tij t favorshme, përballë opozitës së përçarë.

“Pavarësisht faktit që kjo mund të nxisë debat shoqëror dhe të çoje te referendumi është provuar me këto zgjedhje lokale që është vështirë ta prishësh duopolin PS-PD. Këto dy parti është janë, shumë e vështirë që një parti e tretë... Rama sot përveç faktit që opozita përballë është e dobët dhe ka nevojë për legjitimin të ri nuk shoh ndonjë arsye tjetër. Nuk shoh që Rama të ketë ndonjë interes për zgjedhje të parakohshme”, tha Nazarko.

“I vetmi njeri që ka interes të shkojë në zgjedhje të parakohshme është Rama. Duke parë natyrën e Berishës, historia e tij politike, idenë shumë të madhe për veten, rezultatin që Berisha do marrë në zgjedhjet e parakohshme s’do përputhet me ato që thash në fillim se i bie që do marrë një klon të 14 majit. Me këtë sistem zgjedhor që kemi mund të ndodhë që të marrës 107 mijë vota dhe të marrësh 4 deputetë”, tha Minxhozi.

Për Nikoll Lesin, në këto zgjedhje do të mbaheshin qoftë edhe nesër, Rama do e kishte të fituar. Madje, ai nuk përjashton as mundësinë që Basha mund të bëjë ndonjë koalicion me Ramën, duke thënë se gjithçka mund të ndodhë.

“Rama mund të bëjë zgjedhje që nesër, në 2025 i ka të fituara pa asnjë hezitim, se kemi një opozitë të shkatërruar dërrmuar. Paska zgjedhje nga vjeshta, por kjo do të thotë që Rama do i fitojë bindshëm, e gjen opozitën se sakatuar dhe mund të fitojë mbi 80 e ca mandate. Plus ca vota do marrë Basha, i thonë rreth 90. Ti mendon se Basha do bëjë koalicion? Gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Lesi.

Nga ana tjetër, Edvin Kulluri që Rama mund të kishte vetëm një arsyer për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, që të shuante ndonjë rivalitet që mund të ketë lindur për drejtim e Partisë Socialiste.

“Ka dyshim që nuk janë më numrat për të mbajtur 50+1% të mandateve. Nuk është se kemi opozitë të dobët, por të shkatërruar. I vetmi motiv që Rama mund të kërkonte zgjedhje të reja, së pari të shuajë edhe ndonjë rivalitet që ka filluar të ngrejë kokë nën të. Ndërkombëtarëve mund t’iu interesojë që të flakin njëherë e mirë ato copa të mbetura të PD”, tha Kulluri.

Kulluri u shpreh se Rama futet i qetë në zgjedhje të parakohshme pasi e di që 700 mijë vota janë të Partisë Socialiste. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Nikoll Lesi në ‘Real Story’: Basha mund të bëjë koalicion me Ramën! Nëse këtë vit mbahen zgjedhje të parakohshme, bashkë me Doshin marrin mbi 90 mandate

Analisti Nikoll Lesi nuk përjashton mundësinë e një koalicioni mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Nikoll Lesi thotë se gjithçka mund të ndodhë. Teksa po diskutohej për ndryshimet në sistemin zgjedhor që kërkojnë pesë partitë e vogla opozitare dhe mundësinë për t’u mbajtur zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, analisti Llesi thotë se Rama i ka të fituara.

Madje sipas tij, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit dhe do futej në koalicion bashkë me Bashën dhe Tom Doshin mund të merrnin mbi 90 e ca mandate, që mund të ndryshojë edhe Kushtetutën për 2027-ën.

“Rama mund të bëjë zgjedhje që nesër, në 2025 i ka të fituara pa asnjë hezitim, se kemi një opozitë të shkatërruar dërrmuar. Paska zgjedhje nga vjeshta, por kjo do të thotë që Rama do i fitojë bindshëm, e gjen opozitën se sakatuar dhe mund të fitojë mbi 80 e ca mandate. Plus ca vota do marrë Basha, i thonë rreth 90. Ti mendon se Basha do bëjë koalicion? Gjithçka mund të ndodhë. (...) Nëse Rama hyn në zgjedhje këtë vit, bashkë me Bashën dhe Tom Doshin merr mbi 94 deputetë, kap 100 deputetë dhe ndryshon Kushtetutën për 2027”, u shpreh Lesi.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?